fbpx
Job Title

VOZITËS

  • Position:
  • Salary:
  • Location:
  • Job ID: 01511
  • Applications: 0
Share This Job
Required Skills:

Job Description

UNIVERSITETI “ISA BOLETINI” MITROVICË
http://www.umib.net;
Tel: +381-28535725/535727
Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, nenit 67 dhe 68 paragrafi 1 dhe 6 të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114, nenit 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, nenit 165 dhe 219 të Statutit të Universitetit dhe kërkesës për lejimin e shpalljes së konkursit nr. 088 dt. 18.01.2021, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë(UIBM) shpall,
KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës.
Administrata Qendrore
Titulli i pozitës: Vozitës
Grada: UNI-27-
Raportonte: Rektori
Kualifikimet, përvoja, shkathtësitë dhe aftësitë
Shkolla e mesmedhe patentë shoferi valid kategoria B.-Kandidati për pozitën e vozitësit duhet të posedojë etikë në punë, integritet të lartë pune dhe duhet të jetë në gjendje të punojë nën presion.-Ai duhet të jetë në gjendje të punojë me orar fleksibil të punës.-Kërkohet njohja e gjuhës shqipe, preferohet njohja e gjuhës angleze apo ndonjë gjuhe tjetër dhe njohja e punës me kompjuter janë përparësi.
Detyrat –përgjegjësitë
•I drejton veturat që i ka në dispozicion Universiteti, sipas urdhërit të shkruar dhe gojor të rektorit, të prorektorit dhe të sekretarit të përgjithshëm;•Ngarkohet me veturat e Rektoratit tëUniversitetit dhe kujdeset për mirëmbajtjen, pastërtinë dhe gjendjen e tyre të rregullt teknike;•Është shofer për rektorin, për udhëheqësit e tjerë të Universitetit dhe sipas nevojës edhe për personelin e Universitetit;•Kryen intervenime të vogla teknikenë vetura;•Mban evidencë për kilometrazhin e kaluar dhe për shpenzimet e lëndëve djegëse dhe të mjeteve të tjerashpenzuese për veturat që i drejton sipas rregullores për shpenzime të automjeteve;•Së bashku me zyrtarin përkatës kujdesen për kohën e regjistrimit të automjeteve;•I kryen edhe punët e pranim-dorëzimit të dërgesave të postës, sipas nevojës i kryen punëte portierit dhe të korrierit;•Kryen edhe detyra tjera sipas udhëzimit të mbikëqyrësit.
Afati dhe mënyra e aplikimit:Data e njoftimit në web faqen; konkursi.rks-gov.net është prej dt. 11.02.2021deri me dt. 12.03.2021, ndërsa data e aplikimit është nga data 13.03.2021deri më 29.03.2021.

Shkarkimi i aplikacioneve bëhet në web faqen e Universitetit www.umib.net, ndërsaparaqitja e dokumentacioneve bëhet në Zyren e Personelit në ndërtesën e Rektoratit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Aplikacionit duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:
  • Një letër motivuese•CV-në
  • Kopja e Diplomës e noterizuar-Nostrifikimin, nëse shkollimi është kryer jashtë Kosovës
  • Kopja e letërnjoftimit•Dëshmitë mbi përvojën e punës
  • Certifikata se nukjeni nën hetime, jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj,
  • Dokumente tjera relevante për pozitën e punës që aplikoni

 

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim

Konkursi është i barabartëpër të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashikohet me Legjislacionin në fuqi.Përzgjedhja e kandidatëve për pozitën e lirë të punës do të kryhet nëpërmjet një procesi përzgjedhës profesional, transparent dhe të drejtë, bazuar në vlerësimin e njohurive, aftësive dhe cilësive profesionale të kandidatëve, që përfshin një testim me shkrim dhe me gojë.Vlerësimi maksimal për testin me shkrim është 100 pikë.Kandidatët që arrijnë së paku 50% të pikëve nga testimi me shkrim, ftohen në intervistë me gojë.

Në intervistën me gojë, kandidatët mund të vlerësohen në maksimum deri në 100 pikë. Kandidati që është vlerësuar me më së shumti pikë dhe që ka marrë të paktën 60% apo më shumë të pikëve totale të vlerësimit, konsiderohet kandidat fitues.Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.Konkursin mund ta gjeni të publikuar në faqen e internetit në këtë adresë: www.umib.net.

 

Tags: arsim, GJEJPUNE, NJOFTIM, PUNE, qeveria, sektoripublik

Join Our Free Newsletter

Ofertat Puneve cdo jave ne emailin tuaj!