Job Description
Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, si dhe nё bazë tё Udhëzimit Administrativ nr.15/2019, për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit tё institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese, Drejtoria Komunale e Arsimit nё Pejë, shpall :
K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS
- Titulli i vendit të punës: Zëvendësdrejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU)
- SHFMU “Xhemajl Kada” – Pejë,
- SHFMU “Lidhja e Prizerenit” – Pejë
- SHFMU “Asdreni” – Pejë
Institucioni: Komuna e Pejës
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria e Arsimit Lloji i pozitës: Jo karrierës
Numri i Pozitave: Tre (3) pozita
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Arsimit Grada/Koeficienti: Koeficienti – 7.2
Orët e punës: 40
Kohëzgjatja e emërimit: 4 vite
Qëllimi i vendit të punës:
Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo arsimor.
Detyrat Kryesore:
– Zbatimi i ligjshmërisë në fushën e arsimit
– Zhvillimin e një plani afatmesëm dhe afatgjatë për aktivitetin e drejtorisë;
– Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës
– Aftësimin e personelit në Institucion;
– Planifikimin dhe shfrytëzimin racional te buxhetit;
– Detyrat e caktuara për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit;
– Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlikuara të praktikës;
– Caktimin e masave disiplinore ndaj nxënësve;
– Planifikimin, udhëheqjen dhe koordinimin të gjitha aktiviteteve në Institucion;
– Çështjet e tjera që rregullohen përmes këtij ligji dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim
Kushtet:
– Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës,
– Tё kenë tё kryer arsimin universitar të nivelit;
1.Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim(kualifikimi prej 330 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar)
2.Master arsimor ( kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar)
3.Katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)
4.Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)
-Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve ,
-Të kenë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për
udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim të aprovuar nga MASHT sipas rekomandimit
KSHL
-Të ketë përvojë pune në procesin edukative – arsimore sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës:
1.Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për arsimin e mesëm
të lartë:
2.Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët në niveleve tjera:
- Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për zëvendësdrejtor.
Dokumentet e nevojshme:
– Certifikata e lindjes;
– Diploma e fakultetit tё kryer për nivelin përkatës;
– Dëshminë për përvojën e punës;
– Portofolin profesionale;
– Letër referencë nga një institucion publik – kredibil (si Ministria e Arsimit Shkencës dhe
Teknologjisë, DKA, Këshilli Drejtues i Shkollës, punëdhënësi paraprak, Institucionet e Arsimit të lartë).
– Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake;
– Planin zhvillimor të institucionit edukativo arsimore dhe aftësuese për të cilin ka konkurruar (së paku 10 faqe tekst me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12: Arial) sipas udhëzimeve të MASHT-it;
– Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion shëndetësor i licencuar me të cilën
dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
– Dëshminë se nuk është nën hetime;
– Kopja e letërnjoftimit.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 26.02.2021 deri 12.03.2021 (16:00).
Tё gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara tё dorëzohen pranë Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Pejë.
Dokumentacioni i kandidatëve tё cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do tё shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.
Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe nëpër kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë
selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.
Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/