Job Title

Zyrtar për Trashëgimi

Share This Job
Required Skills:

Job Description

Zyra e Personelit

Nr.01-111/01-9303, Datë 13.04.2018

Gjakovë

 

Në bazë të nenit 11 dhe 18 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës nxjerr:

S H P A L L J E    E    R E K R U T I M I T

Departamenti:                                         Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Titulli i vendit të punës:                         Zyrtar për Shërbime Sociale 2

Niveli i pagesës:                                      sipas koeficientit 6.5

Numri i ekzekutuesve:                            1 (një)

Numri i referencës:                                 JP00032824

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;10%
  2. Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës; 10%
  3. Trajton rastet dhe përgatit raport për gjykatën për heqjen e zotësisë se veprimit te personave te paaftë për të vepruar; 15%
  4. Trajton mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindor, birësimin, kujdestarin dhe strehimin e përkohshëm familjar;15%
  5. Trajton rastet e fëmijëve me sjellje asociale dhe delikuente, rastet e angazhimit të fëmijëve në punët e rënda dhe te lënies pa kujdes ;15%
  6. Monitoron rastet e dhunës në familje dhe angazhohet në përmirësimin e marrëdhënieve bashkëshortore dhe bënë propozimin për besimin e fëmijëve ne raste të shkurorëzimit të prindërve dhe përcjell realizimin e kontaktimeve ; 15 %
  7. Përkujdeset edhe për kategoritë tjera të personave me nevojë, të moshuarit, fëmijët me aftësi te kufizuar te përhershme, personave qe konsumojnë substanca narkotike, alkoolike ; 10%
  8. Bënë raportimin mujor, gjashtëmujor, dhe vjetor te udhëheqësi i shërbimit dhe drejtori për punën e tij/saj; 5%
  9. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi; 5%.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurrim: Të drejtë për punësim kanë të gjithë personat e moshës madhore të cilët kanë zotësi për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e detyrave të punës.

Procedura e konkurrimit: e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe nëpunësit civilë ekzistues.

 

  • Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare në fushën e punës sociale, psikologjisë, sociologjisë, drejtësi (i përgjithshëm, kriminalistike, etj.), pedagogjisë ose në ndonjë lëmi tjetër të lidhur ngushtë me shërbimet sociale dhe familjare, që është i licencuar dhe i regjistruar në regjistër të Këshillit të Përgjithshëm të Shërbimeve Sociale dhe Familjare;

 

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

  • Diplomë Universitare në fushën e punës sociale, psikologjisë, sociologjisë, drejtësi(i përgjithshëm, kriminalistike, etj.), pedagogjisë ose në ndonjë lëmi tjetër të lidhur ngushtë me shërbimet sociale dhe familjare, që është i licencuar dhe i regjistruar në regjistër të Këshillit të Përgjithshëm të Shërbimeve Sociale dhe Familjare;
  • Minimum 2 vite përvojë pune profesionale;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • I/e gatshëm/e që të punojë edhe pas orarit të rregullt të punës;
  • Të posedoj patentë shoferë;
  • Të ketë kreativitet në punë;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

 

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Procesi i rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës është i paraparë me Ligjin Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, dhe Rregulloren nr. 21/2012 për Avancimin në Karrierë të Nëpunësve Civilë.

 

Kohëzgjatja e emërimit: në kohë të pacaktuar.

 

Puna provuese: 12 muaj.

 

Afati i konkursit: Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike nga data e publikimit (nga 13.04.2018 deri 27.04.2018)

 

Dokumentet e kërkuara:

 

-Diploma mbi kualifikimin – diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara-noterizuara (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës (kopje); Certifikata qё nuk jeni nёn hetime (origjinal); Dokumenti i identifikimit (kopje).

Dokumentet e pranuara nuk kthehen.

 

Paraqitja e kërkesave:

 

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhes në ndërtesa e administratës së Komunës së  Gjakovës          si dhe mund të shkarkohet nga  ueb-faqja  zyrtare  e  Komunës së Gjakovës,  dhe  i  plotësuar  dorëzohet  personalisht  në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “Nëna Terezë” nr. 469, 50000 Gjakovë, Zyra Personelit, Kati II.

“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Komunitet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet ne nenin 11. paragrafin 3 të Ligjit nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

-Kërkesat    e    dërguara    pas    datës    së    fundit     dhe    kërkesat    e    pakompletuara    nuk     do    të    pranohen.

-Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni