Job Title

Zyrtar për Buxhet dhe Financa

Share This Job
Required Skills:

Job Description

Në bazë të nenit 11 dhe 18 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Komuna e Mitrovicës së Jugut shpallë:

SHPALLJE E REKRUTIMIT

Institucioni :                          Komuna e Mitrovicës së Jugut

Drejtoria:                               Drejtoria për Financa dhe Zhvillim Ekonomik

Titulli i vendit të punës:     Zyrtar për Buxhet dhe Financa 2 – BF/210

Kategoria funksionale/Grada: Grada 9 ( Koeficienti 7 )

Numri i referencës:                 JP00035594

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin dhe zyrtarin e lartë harton planet e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre;
  • Mbështetja në hartimin e planeve buxhetore vjetore të komunës, koordinimi i punëve me zyrtarët përkatës brenda drejtorisë për të siguruar që planet kompletohen me përpikëri dhe sipas afat;
  • Kujdeset, analizon dhe vlerëson propozimet buxhetore dhe bënë ekzaminimin e tyre duke shqyrtuar korrektësinë, saktësinë dhe tërësinë si dhe kontribuon në përgatitjen e buxhetit përfundimtar për njësinë buxhetore;
  • Ofron këshilla dhe udhëzime, përfshirë trajnime për stafin lidhur me përgatitjen dhe shpenzimin e buxhetit si dhe politikat dhe procedurat financiare;
  • Monitoron shpenzimet e buxhetit të komunës gjatë gjithë vitit dhe rekomandon rialokimin e buxhetit kur është e nevojshme si dhe përgatitë raporte mbi shpenzimet buxhetore;
  • Siguron disponueshmërinë dhe alokimin e buxhetit në përputhje me procesin e fillimit të çdo aktiviteti dhe buxhetin e planifikuar;
  • Zhvillon dhe zbaton politikat, procedurat dhe praktikat financiare dhe operative të cilat lehtësojnë dhe mbështesin menaxhimin financiar;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi; Procedurat e konkurrimit: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgatitjen e nevojshme shkollore dhe aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare në drejtimin Ekonomik.

  • Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen: Minimumi 2 (dy) vite përvojë pune profesionale; Njohuri dhe përvojë në fushën e buxhetit dhe financave; Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit; Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave; Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion; Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, internet)
  • Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunës i karrierës.
  • Data e mbylljes së konkursit: Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë ditë kalendarike nga dita e publikimit në mjetet e informimit
  • Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën  10 në Komunën e Mitrovicës së Jugut.  Në aplikacion duhet të  cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës dhe ti bashkëngjiten këto dokumente: diploma mbi kualifikimin, fotokopja e letërnjoftimit; ekstrakti i lindjes; dëshmi mbi përvojën e punës; dhe certifikata që dëshmojnë njohuri nga fusha përkatëse. Dokumentet duhet të jenë në njërën prej gjuhëve zyrtare të komunës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 028 – 532 104.
  • ”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
  • Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.
  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon ne ora 12:00pm, Friday February 22nd, 2019

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni
Application

Zyrtar për Buxhet dhe Financa

No file !