Job Title

ZYRTAR LIGJOR

  • Position:
  • Salary:
  • Location:
  • Job ID: 03394
  • Applications: 0
Share This Job
Required Skills:

Job Description

Në bazë të nenit 18, pika 1 dhe 3, dhe nenit 19, pika 2 të Ligjit mbi Shërbimin Civil të Kosovës, si dhe nenit 50, dhe 50 .1 germa b të Statutit të Komunës së Vitisë, Kryetari i Komunes shpall:

K   O   N   K   U  R  S       P  U  B  L  I K

DREJTORIA  PER  ADMINISTRATÊ TÊ PÊRGJITHSHME

Një(1)  Zyrtar Ligjor  2  LI/060

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Harton akte normative si dhe aktet tjera juridike të cilat dalin nga fushë veprimtaria e institucionit në bazë të procedurave të përcaktuara në bazë të legjislacionit në
  • Siguron përputhshmërinë e projektligjeve dhe akteve tjera nënligjore me legjislacionin në fuqi në Kosovë.
  • Kujdeset që përmbajtja dhe forma e aktit normativ të është sa më e saktë, si nga aspekti gjuhësor dhe teknik si dhe të jenë identik në dy gjuhët
  • Bën hulumtime dhe analiza të informatave në temat e caktuara nga mbikëqyrësi dhe identifikon opsionet ose çështjet për shqyrtim
  • Sipas kërkesës dhe sipas udhëzimeve të nivelit më të lartë jep opinione ligjore si dhe bën hartimin e projektmarrëveshjeve, projektvendimeve dhe projektaktëve
  • Bashkëpunon dhe komunikon me njësitë tjera brenda dhe jashtë institucionit për aktivitetet që ndërlidhen me fushën e legjislacionit
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kushtet e kërkuara:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,
  • Diploma –Universitare Fakulteti Jurdik (240) kredi diplomat të cilat janë marre jasht R.K. duhet të  jen të nostifikuara nga M.A.SH T-i..
  • Përvoja e punës 2 vjeçare e dëshmuar me trust dhe
  • Çertifikatën që nuk është në hetime dhe i denuar, dëshmin të mos ketë dosje
  • çertifikatën e lindjes, letërnjoftimi.
  • Kandidati duhet te ketë shkathtësi komunikuese,
  • Njohja e programeve për punë ( word, exel,power point etj).
  • Koeficienti 7.0 (Shtatë pike zero)

Kandidatët të cilët konkurrojnë në këtë konkurs aplikacionet i marrin dhe i dorëzojnë pranë Arkivit Komunal, Zyra Nr.1 në Viti . Afati për dorëzimin e aplikacioneve mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit. Dokumentet e pakompletuara NUK DO TË SHQYRTOHËN.

Kandidatët që konkurrojnë do të intervistohen me shkrim dhe me gojë pas mbylljes së konkursit.

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni