Job Title

Zyrtar i Prokurimit

  • Position:
  • Salary:
  • Location:
  • Job ID: 09437
  • Applications: 0
Share This Job
Required Skills:

Job Description

Në bazë nenit  11 pika 1 ,nenit 12 pika 1.2,neni 18  të Ligjit për Sherbimin Civile Nr.03/L-149 , nenit 3 pika 1,2  nenit  4, nenit 16 dhe nenit 29 pika 1  te Rregullores Nr.02/2010  për procedurat e rekrutimit  në Shërbimin Civil të Kosovës, Zyra e Personelit shpall:

K  O  N  K  U  R  S

  1. Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Prokurimit 1 (një pozitë – Jo i karrieres)

Vendi i punës: Komuna e Shtimes, Drejtoria për Administrat te Pergjithshme.

Paga mujore-koeficienti : 6

Nr. i references: 03-111/01-3490/19

Data: 7.2.2019

 

Dëtyrat dhe përgjegjësitë:

1.Pranon te gjitha shkresat, per prokurim dhe rexhistrimin e tyre ne programet kompjuterike, faturave dhe dokumentacionit tjeter, qe eshte i adresuar ne zyren e prokurimit. 20%

2.Mban evidenca te kerkesave per prokurim, si dhe bene dosjen dhe arkivimin e tyre. 20%

3.Pranon lende te perfunduara nga zyrtaret e prokurimit, rexhistron ato ne programe kompjuterike dhe i arkivon.15%

4.Shperndan ftesa per oferta per blerje konkuruese.15%

5.Merr pjese ne komisionet per vlersimin e ofertave dhe siguron mbajtjen e te dhenave per te gjithe ofertuesit pjesemarres, per veprimet dhe vendimet e marra gjat qdo faze te procesit, si dhe siguron qe komentet e te gjithe anetareve te shenohen dhe se qdo anetar t’i nenshkruan keto komente. 15%

6.Pronon oferta nga kompanite ne kohen e parapare ne tender-dokument.10%

7.Kryen edhe pune tjera ne pajtim me qellimin e vendit te punes te cilat munde te kerkohen kohe pas kohe nga mbikqyresi.5%

 

Kushtet e pjesmarrjes në rekrutim:

Të drejtë për punësim kanë të gjithë personat të cilët kanë zotësi për të vepruar, të cilët janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e dëtyrave të parapara.

 

Procedura e konkurimit:

Procedura e konkurimit është e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe për nëpunësit civil ekzistues.

 

Përgatitja shkollore: Diplomë Universitare pa pervojë pune ne fushën Juridike, Administratë Publike ose  Shkolle e larte në fushën Juridike, Administratë Publike + dy vite përvojë pune profesionale.

 

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

Njohuri të thellë në fushën profesionale, specifike, të fituar përmes arsimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;

Diplomë Universitare pa përvojë, Shkolle e larte + dy vite përvoj pune

Shkathtësi kompjuterike në aplikacionet e programeve (Word, Exscel, Power Point, Access);

 

Aktet ligjore dhe nënligjore që e rregullojn rekrutimin:

Kandidati në poziten e ,, Zyrtar i Prokurimit 1”, do të përzgjedhet në bazë të Ligjit për Shërbimin Civil Nr.03/L-149, dhe Rregullores Nr. 02/2010, Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

 

Kohëzgjatja e marredhënjes së punës:

Me kohë të caktuar për 12 (dymbëdhjetë muaj – jo i karrieres), periudha provuese pas emërimit 3 (tre) muaj.

 

Dokumentet e nevojshme:

  • Diploma e fakultetit përkatës; (kopje)
  • Dëshmi mbi pervojen e punes
  • Çertifikata e lindjes; (kopje)
  • Kopja e letërnjoftimit
  • Çertifikatën që nuk është nën hetime (origjinali)

 

Afati i konkursit:

Konkursi është i hapur  15 ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit , në tabelën e shpalljeve të Komunës së Shtimes dhe në SIMBNJ. Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të mirren parasysh .Aplikacionet për konkurrim merren dhe  dorëzohen në sportelet e Zyrës Pritëse të komunës  së Shtimes.

Po ashtu, konkursin mund ta gjeni në web-faqen zyrtare:

http://kk.rks-gov.net/shtime/Shpalljet/Konkurset.aspx,  ndërsa  aplikacionin për punësim mund ta shkarkoni nga  linku: http://kk.rks-gov.net/shtime/Shpalljet/Dokumente-(1).aspx.

Shërbimi Civil I Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe  i mirëpret aplikacionet nga të gjithë përsonat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjestarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administrates publike qendrore dhe locale, siq specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

  • Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e shkurtër do të kontaktohen.
  • Kandidatët të cilët ftohen në intervistën me gojë, duhet të sjellin në shiqim dokumentet origjinale

 

VEREJTJE: -Përvojë e punës njihet vetëm puna pas diplomimit.

-Puna praktike nuk njihet përvojë pune.

-Dokumentet e dorëzuara  nuk kthehen më.

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon ne ora 4:00pm, Friday February 22nd, 2019

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni
Application

Zyrtar i Prokurimit

No file !