Job Title

Zyrtar i projektit – Programit Ndër-kufitar IPA

Share This Job
Required Skills:

Job Description

TERMAT E REFERENCËS / PËRSHKRIMI I PUNËS

Pozita: Zyrtar i projektit, i specializuar në komunikim dhe informim për Sekretariatin e Përbashkët Teknik (SPT) i Programit Ndër-kufitar IPA 2014-2020 ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës*.

Lokacioni: Zyra e Antenës së SPT në Prizren, Kosovë

Përshkrim i përgjithshëm

Zyrtari i projektit, i specializuar për komunikim dhe informim do të vendoset në zyrën e antenës së SPT, që ndodhet në Prizren, por nga ai apo ajo pritet të kaloj kohën e punës në terren, në terme të barabarta, duke vizituar përfituesit e projektit në të dy anët e kufirit. Kjo pozitë përfshin një maksimum prej 230 ditë punë gjatë kohëzgjatjes së kontratës. Zyrtari i projektit duhet të kaloj një minimum prej 75% të ditëve të punës brenda vendit të përshtatshëm të programit.

Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Ekipit, përkatësisht Kryesuesit të Sekretariatit të Përbashkët Teknik, zyrtari i projektit do të jetë përgjegjës për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin dhe zbatimin e programit, përfshirë këtu koordinimin e aktiviteteve specifike që kërkojnë njohuri të thellë të fushës së disponueshme të programit, në pjesën e Kosovës. Ai ose ajo, do të luajë rol themelor në raportimin mbi zbatimin e kontratës për shërbimin e asistencës teknike, administrimin e burimeve, asistencën në lancimin e thirrjeve për propozime, monitorimin e projektit në terren (veçanërisht për rezultatin) mbi vlerësimin e ndikimit të projekteve në komunat e synuara, në ofrimin e këshillave për prioritetet strategjike dhe zonat gjeografike, ku nevojitet më shumë mbështetje nga programi, për grumbullimin e të dhënave për raportet vjetore të zbatimit në nivel programi dhe, mbi të gjitha, për mbështetjen e aktiviteteve në lidhje me publicitetin, dukshmërinë dhe informacionin. Prandaj, ai / ajo pritet të ketë aftësi dhe përvojë në fushën e strategjisë së komunikimit / parashikimit si dhe përvojë me financimin e donatorëve apo shoqërisë civile. Përvoja në monitorimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian do të ishte një vlerë shtesë.

Zyrtari i projektit i specializuar në komunikim dhe informim do të mbuloj detyrat e mëposhtme:

  • Marrja e të gjitha masave të duhura për të siguruar që programi i thirrjes për propozime të arrijë grupet e synuara në përputhje me kërkesat e Udhëzuesit Praktik dhe procedurat e tjera përkatëse, në bashkëpunim të plotë me Strukturat Operacionale;
  • Sigurimi i ndihmës administrative dhe logjistike Autoritetit Kontraktues, Strukturave Operacionale dhe Komitetit të Përbashkët Monitorues;
  • Mbështetja për zbatimin e programit duke ofruar trajnime dhe këshilla për aplikantët potencialë dhe përfituesit e granteve për përfundimin me sukses të projekteve të tyre, duke përdorur manualet e zbatimit dhe raportimit, udhëzimet, konsulencën etj.;
  • Të bashkëpunoj me organizatat, institucionet dhe rrjetet e personave juridikë relevantë për objektivat e programeve;
  • Monitorimi i zbatimit të operacioneve (në parim, pjesëmarrja në vizitat monitoruese dhe hartimi i raporteve të monitorimit);
  • Të sigurohet futja e gjithë informacionit të nevojshëm për projektin dhe programin në Sistemin e Monitorimit të Programit; përditësimi i rregullt i bazës së të dhënave me të dhënat më të fundit;
  • Ruajtja dhe përditësimi i vazhdueshëm i faqes së Facebook-ut dhe faqes së internetit të programit;
  • Përgatitja e raporteve, statistikave dhe informatave mbi progresin e projekteve dhe zbatimin e programit, kur kërkohet nga menaxherët e programit;
  • Kontribuimi në rishikimin ose përmirësimin e planit të parashikimit (dukshmërisë) dhe të komunikimit të programit;
  • Nxitja e informacionit, publicitetit dhe komunikimit të programit si dhe rezultateve të tij;
  • Ngritja e vetëdijes së kandidatëve potencial dhe publikut të gjerë mbi mundësitë e ofruara dhe ndryshimet socio-ekonomike të arritura nga programi;
  • Këshillon përfituesit e granteve lidhur me informacionin, publicitetin, dukshmërinë dhe aktivitetet e komunikimit;
  • Çdo detyrë tjetër që lidhet me zbatimin e programit siç kërkohet nga Udhëheqësi  i SPT.

Profili i ekspertit:

Aftësitë dhe kualifikimet 

  • Diplomë Universitare, mundësisht diplomë Masteri, dhe të ketë përvoj profesionale me këtë profil
  • Shkathtësi në të shkruar dhe të folur të gjuhës angleze dhe shqipe
  • Njohja e gjuhëve serbe dhe / ose gorane do të jetë një pasuri

Përvoja e përgjithshme profesionale

Të paktën <3> vite të përvojës së përgjithshme në menaxhimin e programeve / projekteve

  • Të paktën <2> vite në informim, publicitet, si dhe aktivitetet e komunikimit në sektorin publik apo privat

Përvojë specifike profesionale

  • Përvojë në menaxhimin dhe zbatimin e detyrave të shumëfishta të komunikimit dhe informimit si organizimi i ngjarjeve, menaxhimi i faqeve të internetit, prodhimi i filmave, emisioneve televizive apo radio-s, dhe përgatitja e lajmeve dhe buletineve
  • Përvoja në ofrimin e trajnimeve në lidhje me aftësitë dhe teknikat e informimit dhe komunikimit do të jetë një vlerë
  • Përvoja e aktiviteteve të informimit dhe komunikimit në projektet  e  financuara nga donatorët ndërkombëtar dhe veçanërisht në programet e financuara nga BE do të jetë një avantazh.

Procedura e aplikimit

  • CurriculumVitae (CV)e formatit Europass në gjuhën angleze;
  • Një letër motivimi në gjuhën angleze;
  • Një kopje të diplomës universitare;
  • Kopje të certifikatave të trajnimeve të ndjekura;
  • Dokumente tjera mbështetëse.

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit në kopje fizike prej 15 Mars 2018 deri më 24 Mars 2018 deri në ora 16:00hnë adresat në vijim:

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

Ish ndërtesa e Rilindjes, kati i 12-të, Prishtinë, Kosovë

Adresa postare:

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

Adresa e postës elektronike:Hazbije.kelmendi@rks-gov.net

Subjekti: “Aplikacioni për zyrtar i projektit i specializuar në komunikim dhe informim për Programin BNK Shqipëri – Kosovë”.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Shënim:Vetëm aplikacionet e pranuara para përfundimit të afatit të përcaktuar në konkurs do të merren në konsideratë për shqyrtim.

Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me UNSCR 1244/1999 dhe Opinionin e ICJ-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni