Job Title

Zyrtar i Lartë për Planifikim Strategjik

Share This Job
Required Skills:

Job Description

Republika e Kosovës
Qeveria
Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës
Departamenti i Personelit

Në mbështetje të nenit 145, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe në pajtim me Ligjin Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Kreu III, Neni 11 i këtij Ligji, Neni 15 i Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës shpall këtë:

KONKURS

Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Lartë për Planifikim Strategjik/ST/620

Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës; Grada A3
Nr. referencës së vendit të punës; 1215
Vendi; MFSK

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Të mbikëqyr sipas udhëzimit bërjen e politikave dhe planeve për secilin departament në Ministri.
• Të zhvillojë sipas udhëzimit politikat dhe planet konceptuale dhe strategjike të FSK-së,
• Të zhvilloj sipas udhëzimit deklaratat gjithëpërfshirëse të politikave dhe të misionit për FSK-në në përputhje me politikat e qeverisë për siguri dhe politika të tjera,
• Të mbikëqyr zbatimin e deklaratave gjithëpërfshirëse të politikave dhe të misionit për FSK-në në një mënyrë kosto efektive dhe efikase.
• Të bashkërendoj sipas udhëzimit zhvillimin e planeve të rasteve të paparashikueshme të nivelit strategjik për emergjencat civile dhe reagimin ndaj krizave me Departamentin e Menaxhimit të Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe akterëve të tjerë Qeveritar.
• Të siguroj sipas udhëzimit strukturat e duhura për ndërlidhjen dhe bashkëpunimin parlamentar, ndërqeveritar dhe ndër-agjencor brenda kushteve të punës të Departamentit.
• Të siguroj sipas udhëzimit resurset e duhura për ndërlidhjen dhe bashkëpunimin parlamentar, ndërqeveritar dhe ndër-agjencor.
• T’i siguroj autoritetit të duhur udhëzimin e duhur dhe këshillën e saktë, të paanshme dhe eksperte.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
• Në shërbimin civil kanë të drejtë të punësohen shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave ekzekutive, drejtuese ose zbatimin e funksioneve administrative dhe të cilët kanë aftësitë fizike, që kërkohen për pozitën përkatëse.
• Pranimi në shërbimin civil të Kosovës mund të kryhet deri në një (1) vit para moshës së pensionimit.
Proceduarat e konkurrimit:
• Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim.
Shkollimi i kërkuar:
• Diplomë Universiteti- Politikat ndërkombëtare dhe diplomaci, shkenca politike/shoqërore, administratë publike.

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:
• Përvojë pune profesionale jo më pak se tri vite.
• Njohja e gjuhes shqipe apo serbe.
• Përvojë nga agjencia emergjente civile/mbështetëse ( e dëshiruar).
• Përvojë nga departamenti/sektori i strategjisë/politikave në Ministri/Agjenci Publike ( e dëshiruar).
• Përvojë e nivelit të menaxhimit në institucion privat a publik( e dëshiruar).
• Zyrtari duhet të jetë profesional, me përvojë dhe i besueshëm si dhe i aftë që t’i kryej në mënyrë profesionale detyrat e dhëna sipas mandatit dhe ato shtesë brenda periudhës së pranueshme kohore.
• Duhet t’i ketë shkathtësitë e mira organizative.
• Duhet të përdor maturinë gjatë punës me njerëz dhe detyrën.
• Duhet të jetë i motivuar lartë dhe të ketë etik të fort pune.

• Ai/ajo duhet të jetë në mundësi që të punoj i/e mëvetësishme si dhe të punoj si ekip me punonjës të tjerë në përmbushjen e detyrave të dhëna.
• Duhet të ketë njohuri të thella dhe të gjera të çështjeve vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:
• Procesi i rekrutimit në shërbimin civil të Kosovës është i bazuar në Ligjin Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.
• Bazuar në aktet ligjore të lartpërmendura kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e parapara, do t’i nënshtrohen shqyrtimit fillestar të aplikacioneve të tyre.
• Konkurruesit më të suksesshëm do të përfshihen në listën e shkurtër dhe do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë.
• Kandidatët që kalojnë testin me shkrim, do t’i nënshtrohen testit me gojë (intervistimit). Në fund të procesit përzgjedhës kandidatët e pazgjedhur kanë të drejtë ankese.

Kohëzgjatja e emërimit:
• Emërimi është me afat të pacaktuar, ndërsa kohëzgjatja e periudhës provuese është 12 muaj.

Data e mbylljes së konkursit:
• Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë pas ditës së shpalljes së parë në të përditshmet kosovare.
• Data e fundit e aplikimit është 30.05.2018.
• Edhe aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, do të konsiderohen të vlefshme.

Paraqitja e kërkesave:
• Formularët duhet të dorëzohen në Departamentin e Personelit personalisht, apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Ministria e FSK-së, Kazerma ,, Adem Jashari ’’, 10000 Prishtinë, Departamenti i Personelit/ Sektori i Rekrutimit, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.
• Kandidatët duhet t’ia bashkëngjitin aplikacionit kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!
Kërkesa specifike:
• Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komuniteti joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë përfaqësimi proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, ashtu siç specifikohet në nenin 11. [paragrafin 3 të Ligjit nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Kërkesat e pakompletuara dhe të dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në Departamentin e Personelit të M-FSK-së, apo në ueb-faqen e M-FSK-së, www.mksf-rks.org , www.rks- gov.net/mfsk, ku gjendet shpallja e konkursit. Për informata plotësuese mund të kontaktoni në: 038 200 13 508.

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni