Job Title

Zyrtar i Lartë për Marrëdhënie në Punë

Share This Job
Required Skills:

Job Description

Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada – Government
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Ministarstvo za Rad i Socijalne Zaštite Ministry of Labour and Social Welfare

Datë 14.03.2019
Mbështetur në nenin 13 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L – 149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dhe në Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, shpall:

KONKURS

Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Lartë për Marrëdhënie në Punë (1 pozitë)
Referenca: RN00004485
Departamenti për Punë dhe Punësim
Divizioni për Marrëdhënie në Punë, Dialog Social, Siguri dhe Shëndet në Punë
Kategoria funksionele: Niveli profesional
Koeficienti: 8 (tetë)
Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë
Akt Emërimi: Sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës
Procedura e aplikimit: I jashtëm
I përgjigjet: Udhëheqësit të Divizioni për Marrëdhënie në Punë, Dialog Social, Siguri dhe Shëndet në Punë
Vendi: Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës: Përgatitja e legjislacionit nga marrëdhënia e punës , sigurisë dhe shendetit në punë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Inicon, harton dhe monitoron legjislacionin dhe dokumentet tjera programore që rregullojnë politikat e marrëdhënies se punës, sigurisë dhe shëndetin në punë;
• Identifikon dhe siguron përfarimin fillestar të legjislacionit të politikave të marrëdhënies së punës, sigurisë dhe shëndetin në punë me Acquin e BE-se, Konventat dhe Rekomandimet e ILO-së;
• Përgatit opinione dhe sqarime ligjore me kërkesë të bizneseve apo individëve, lidhur me legjislacionin në fushën e marrëdhënies së punës, sigurisë dhe shëndetit në punë;
• Përgatit raporte periodike dhe vjetore për zbatimin e legjislacionit nga marrëdhenia e punës, sigurisë dhe shendetit në punë;
• Merr pjesë në organizimin e procesit të programit për dhënies së provimit profesional për marrjen e titullit “ Person i certifikuar” për aktivitete te sigurisë dhe shendetit në punë;
• Merr pjesë në përpunimin e materialit dhe përgatitjn e licencave operuese për organizatat/bizneset e autorizuara për sigurine dhe shëndet në punë, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre me miratimin e Ministrit;
• Pranon dhe administron procesin e regjistrit dhe mbikqyrjes së bizneseve/ organizatave të autorizuara dhe personave të certifikuar në fushën e sigurisë në punë;
• Organizon punën dhe takimet e Sekretariatit Teknik të Këshillit Nacional për Sigurin dhe Shëndetin në Punë;
• Mban procesverbalet e takimeve të Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë;
• Propozon projekt ide për avancimin e fushës së marrëdhënies në punë, sigurisë e shëndetit në punë si dhe identifikon burimet e financimit për zbatimin e projekteve;
• Përgatit konceptet idet për organizimin e fushatave të informimit për legjislacionin nga marrëdhënia e punës, sigurisë dhe shëndetit në punë ;
• Bashkëpunon me organizatat e punonjësve, organizatat e punëdhënësve, si dhe me organizata tjera me interes në çështjet e marrëdhënies ne pune, sigurise dhe shëndetit ne punë;
• Merr pjesë në takimet e grupeve punuese gjatë procesit të hartimit të politikave dhe strategjitë në fushën e përgjegjësisë sociale;
• Kryen pune dhe detyra tjera te përcaktuara nga udhëheqesi i divizionit.

Kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe shkathtësitë e tjera:
Diplome universitare ne fushen e shkencave juridike, ekonomike, sociale;
Tre (3)vite përvojë pune profesionale;
Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e marrëdhënien e punës, sigurisë dhe shëndetit në punë;
Njohuri të legjislacionit në fushën e marrëdhënien e punës, sigurisë dhe shëndetit në punë;
Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point);
Shkathtesi hulumtuese, analitike, vleresuese dhe formulim te rekomandimeve dhe keshillave profesionale;
Njohja e gjuheve zyrtare.

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor dhe në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ), nga data 14.03.2019 deri më 28.03.2019.
Formularët për aplikim merren në divizionin për burime njerzore/MPMS dhe të plotësuara dorëzohen, çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00, adresa: Rruga ”Edit Durham” Nr. 46-Prishtinë, afër sheshit“Zahir Pajaziti”ndërtesa e MPMS-së. Aplikacioni mund të shkarkohet nga ueb-faqe http://mpms-gov.net/
Aplikacionet e dërguara me postë te cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën ditën e fundit të afatit për aplikim do të konsiderohen të vlefshme nëse arrijnë brenda 4 (katër) ditësh. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët.
Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.
Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e personelit..
Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femrore nga të gjitha komunitetet në Kosovë .

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon ne ora 4:00pm, Sunday April 28th, 2019

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni
Application

Zyrtar i Lartë për Marrëdhënie në Punë

No file !