Job Title

Zyrtar/e për teknologji informative

Share This Job
Required Skills:

Job Description

Ministria e Arsimit,e Shkencës dhe e Teknologjisë

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji nr.03/ L -149, neni 12, paragrafi 4, Ministria e Arsimit,e Shkencës dhe e Teknologjisë shpall:

Konkurs  për  “Marrëveshje për shërbime të veçanta

Institucioni:             Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë

Departamenti:         Financave dhe shërbimeve të përgjithshme

Paga bruto:               423.47 € 

Titulli i vendit të punës:    Zyrtar/e  për teknologji informative     (1 vend pune)

Kohëzgjatja e kontratës:  6 muaj  

Vendi i punës: Prishtinë    Datë: 21.03.2018

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Mban lidhje të ngushta pune me ASHI-në, duke përfshirë personelin kontraktues, të cilët kanë përgjegjësi për instalim dhe mirëmbajtje të sistemeve dhe shërbimeve të teknologjisë informative në zyrat dhe objektet e MASHT-it.
  2. Udhëheq inspektim të rregullt të zyrës së MASHT-it dhe të objekteve ndihmëse dhe informon udhëheqjen e divizionit për shërbime të përgjithshme dhe TI-së për detyrat e domosdoshme të mbajtjes së teknologjisë informative në kohë. Kjo përfshin raportimin drejtpërdrejt të problemeve  të rrjetit dhe problemeve kompjuterike hardware dhe software.
  3. Mban një fond të vogël të gjërave emergjente të mirëmbajtjes së TI.
  4. Sipas urdhrave nga udhëheqësi i divizionit, përgatitë kompjuterët e MASHT-it dhe të tjera kërkesa të TI për buxhet vjetor.
  5. Mbikëqyrë kontratat për përgatitje të shërbimeve të KTI.
  6. Ndihmon udhëheqësin e divizionit në verifikimin e faturave të paraqitura MASHT-it për telekomunikacion (PTK) dhe në kontraktimin e shërbimeve të TI.
  7. Drejton trajnimet e teknologjisë informative të MASHT-it dhe merr pjesë në trajnimin e personelit të TI.
  8. Kryen detyra tjera të caktuara nga udhëheqësi konform detyrave të punës.

Kualifikimet

  1. Diplomë universitare nё inxhinieri me specializim nё TI, 2 vite përvojë pune profesionale, në dispozitat e shërbimeve të TI-së.
  2. Aftësi të shkëlqyera për të dhënë përparësi të rëndësishme dhe aftësi për të punuar nën presion.
  3. Aftësi për të kryer detyra të vështira brenda afatit kohor dhe për të punuar si anëtar i ekipit.
  4. Njohuri të shkëlqyeshme në TI.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, të kenë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 6 ditë kalendarike nga dita e publikimit në uebfaqen e MASHT-it dhe shtypin ditor. Data e mbylljes së konkursit 27.03.2018. 

Kandidatët aplikacionin (formularin për konkurrim) mund ta tërheqin në web faqen e MASHT-it http://masht.rks-gov.net/,  ose ta marrin në  Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Rr. “Agim Ramadani” nr. 1  në zyrën e arkivit ku edhe i dorëzojnë  aplikacionet e plotësuara.

Aplikacionit duhet t’i bashkangjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, si dhe dokumentacione tjera të nevojshme sipas konkursit.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni