Job Title

Zhvillues Softueri

Share This Job
Required Skills:

Job Description

Kompania e Sigurimeve
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a.

shpall

K O N K U R S

Titulli i pozitës: Zhvillues Softueri

Vendi: Zyra Qëndrore në Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

• Programon në mënyrë individuale dhe ekipore sipas projektit të propozuar;
• Analizon, dizajnon, zhvillon, teston dhe instalon aplikacionin sipas detyrës projektuese;
• Propozon aplikime të reja për implementim;
• Përkujdeset dhe monitoron SQL Serverin;
• Bashkëpunon me grupet tjera punuese;
• Koordinon punën e vet me udhëheqësin e njësisë;
• Kujdeset për mirëmbajtjen e programeve të cilat aplikohen;
• Ndjek dhe zbaton politikat dhe procedurat e TI-së;
• Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Drejtori i TI-së.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:

• Fakulteti Shkenca Kompjuterike;
• Mbi 3 vite përvojë pune në Teknologji Informative, respektivisht në programim/zhvillim të aplikacioneve;
• Njohja e Gjuhës Angleze;
• Gjuhët programuese – VB.NET, Java, Multithreaded applications, PHP + Laravel, CL, ASP.NET 2.0, 3.5, ^4.*
, .NET framework 2.0, ^3.5, ^4.*; REST API, CSS, SASS, LESS;
• Përvojë dhe njohuri në MS SQL, MySQL, IIS, DB2, LINQ teknologji, AJAX teknologji, AT+Sintaksa, SOAP teknologji, GSM teknologji;
• Çertifikimi MCSD (Microsoft Certified Solution Developer) ose MCAD (Microsoft Certified Application Developer), opcionale.

Të gjithë kandidatët përveç kushteve të veçanta, duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:

• Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi;
• Të jenë të përshtatshëm për punë ekipore dhe në terren;
• Të jenë kreativ, të motivuar dhe bashkëpunues;
• Njohuri të mira në programet kompjuterike (Microsoft Office, etj.).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

• CV dhe letër motivimi;
• Diploma, çertifikime dhe trajnime relevante;
• Referenca/dëshmi nga punëdhënësit paraprak;

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: hr@sigal-ks.com dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim nga: emri dhe mbiemri – pozita”.

Konkursi është i hapur deri me datën 27.05.2018.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët me qëndrim në Kosovë.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë do të kontaktohen. Dokumentacioni i pakompletuar dhe aplikimet e dërguara pas afatit nuk do të merret në konsideratë.

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni