Job Title

Zhvillues dhe administrator i lartë i sistemeve softverike (3 pozita)

Share This Job
Required Skills:

Job Description

Ministria e Financave

Ministria e  Financave, mbështetur në Ligjin nr. 03/L-149, Për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës, dhe Rregullores nr. 02/2010, “Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, me qëllim të realizimit të procedurës së rekrutimit për pozitën, Zhvillues dhe Administrator i lartë i Sistemeve softverike,  Shpallë këtë:

 

KONKURS

   Titulli i pozitës:  ev

   Numri i referencës : 22/2018/ DTI-MF

   Grada e vendit punës: Niveli profesional

   Koeficienti:  8

 

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me menaxherin dhe stafin tjetër profesional për zbatimin e shërbimeve dhe produkteve përkatëse;
  • Kryen detyra të specializuara, sipas kërkesës, në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;
  • Zhvillon, menaxhon dhe operon me Sistemin e Zhvillimit dhe Menaxhimit të Buxhetit (SZHMB), Programin e Investimeve Publike (PIP) si dhe ofron këshilla dhe rekomandime përdoruesve dhe zyrtarëve të buxhetit qendror dhe lokal për përmirësimin e kapaciteteve të tyre përkitazi me planifikimin-hartimin e buxhetit
  • Kryen detyrat në fushën profesionale specifike me një shkallë të arsyeshme të pavarësisë, me mbikëqyrje dhe udhëzime të kohëpaskohshme;
  • Bën hulumtime dhe analiza sipas kërkesës dhe kontribuon në hartimin e rekomandimeve për shqyrtim nga nivelet më të larta;
  • Merr pjesë në grupe punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë.
  • Komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbim të informatave dhe zhvillimin e punës në fushat e interesit të përbashkët;
  • Raporton rregullisht te mbikëqyrësi rreth progresit në lidhje me planet e punës të miratuara;
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

 

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Njohuri të thellë në ndonjërën nga gjuhët programuese si: java; NET; shumë e dëshirueshme në PHP.
  • Njohuri të thellë në administrim te bazave te shënimeve në një nga platformat si: Oracle; SQL; My SQL (shumë e dëshirueshme) ;
  • Diplomë universitare – Fakulteti i shkencave kompjuterike;
  • Minimum tri (3) vite përvojë pune profesionale;
  • Njohja e gjuhës angleze  (në të shkruar dhe të folur) dhe gjuhëve tjera është përparësi.

INFORMATË E PËRGJITHSHME  PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Ministria e Financave  ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  në organet e shërbimit civil siç specifikohet  në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse  si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, Dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), letërnjoftimin, Dëshminë e përvojës së punës dhe dy referenca.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen : https://mf.rks-gov.net/

 

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i XII, zyra nr. 1207. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për  shkak të  numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese  1 vjeçare.

 

Afati i konkurrimit është prej datës  06/11/ 2018 deri me datë  20/11/ 2018, deri në orën 16:00.

Konkursi  është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.

Për informata shtesë,  ju lutemi telefononi në numrat: 038/200/34/196; 038 200 34 155.

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni