Job Title

Thirrje për Aplikim për certifikim të këshilltarëve për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

  • Position:
  • Salary:
  • Location:
  • Job ID: 04328
  • Applications: 0
Share This Job
Required Skills:

Job Description

Thirrje për Aplikim
për certifikim të këshilltarëve për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Bazuar në Ligjin për Shërbime Këshilluese në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nr. 04/L-74/ (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 04/19 Mars 2012), si dhe në Udhëzimin Administrativ 07/2015 të MBPZHR-ës, me Nr. Protokolli 2998, datë 06.11.2015 Për Formën, Përmbajtjen dhe Procedurat e Dhënies se Provimit Profesional dhe Certifikatës për Këshilltar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural,

Ju bëjmë thirrje për aplikim të gjithë të interesuarve për t’u certifikuar për Këshilltar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Kandidatët e interesuar për certifikim si Këshilltar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural duhet t’i plotësojnë kriteret sipas nenit 6 të Udhëzimit Administrativ 07/2015, si më poshtë:

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kritere:
1. Të kenë diplomë universitare nga këto fakultete: Fakulteti i Bujqësisë, Veterinës, Agro-ekonomik, dhe Pylltari;
2. Dëshmi së paku një (1) vit përvojë pune në Bujqësi dhe Zhvillim Rural;
3. Dëshminë se nuk është nën hetime.

Vendi ku do të mbahet trajnimi do të jetë Qendra Trajnuese në Lipjan.

Trajnimet janë paraparë t’i kenë 5 module që zgjasin 10 ditë.
Pas shqyrtimit të aplikacioneve, kandidatët që i plotësojnë kriteret për aplikim do të njoftohen më konkretisht për trajnime.

Thirrja për aplikim është e hapur nga data 16.05.2018 deri më 31.05.2018.
Formulari për aplikimit mund t’i merrni dhe të dorëzohen në Zyrën e Arkivës në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ndërtesa e Ish Partive Politike në Prishtinë, nr.242 kati II zona C.
Për ndonjë paqartësi mund të na kontaktoni përmes postës elektronike, si dhe në telefon. Tel : 038 212 987 / mob. 044 138 494
E-mali: tahir.halitaj@rks-gov.net
E-mali: gazmend.xhelili@rks-gov.net

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni