Job Title

SHOFER

Share This Job
Required Skills:

Job Description

REPUBLIKA E KOSOVËS
KËSHILLI GJYQËSOR I KOSOVËS

Ne baze nenit 8 te Ligjit nr 03/L-212 i Punes, neni 4 të Udhezimi Administrativ (MPMS) nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave te Konkursit ne Sektorin Publik.

Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës në Prishtinë shpall:
K O N K U R S Nr. 02/2019

1. Sekretariati I KGJK-se ————————————Shofer 1 pozite

Përshkrimi i detyrave të punës

Emri Pozitës: Shofer
Pozita: Staf mebshtetes jo-sherbyes civil
Raporton: Drejtorit Departamentit Logjistikes-SKGJK-ja
Koeficienti: ( 6)
Kontrata e punes: Kohe te pa caktuar

Qëllimi i vendit te punest: Bënë ngasjen e veturave të KGjK-së. Vozite automjetet zyrtare për personalitet te larta te Këshillit Gjyqesor .

Detyrat Kryesore :
Bënë vozitjen e përditshme të veturave dhe eliminon defekte te vogla
Raporton për probleme te ndryshme teknike të veturave
Ndërmerr detyrat të vozitjes siç është kërkuar dhe i realizon ato
Dërgon dhe pranon posten nga institucionet e ndryshme për nevoja të KGjK-së.
Transporton punëtoret qe punojnë ne gjykata pas orarit te punës
Përcjell gjendjen e automjetit dhe lajmëron për kohën e regjistrimit dhe sigurimit të tij
Kontrollon shpenzimet e automjetit qe përdorë dhe raporton per automjet ne baze te udhëzimeve përkatëse
Kryen edhe punë të tjera sipas nevojës kur te angazhohet nga mbikëqyrësi
Shkathtësitëaftësitë e kërkuara:

Shkathtësi për ngasje të automjetit dhe njohja e rrugëve të Kosovës E nevojshme
Njohja e problemeve të vogla teknike në automjet dhe aftësia për rregullimin e tyre E preferueshme
I aftë të përpiloj raport për llogaritjen e shpenzimeve dhe kilometrave të kaluar për automjetin që vozitë dhe te raportoj për të E preferueshme
Aftësi të komunikimit me gojë dhe me shkrim E nevojshme

5. Me posedim të licencës së vozitësit për kategorinë “B.——————————————–..E nevojshme 6. Nje (1) vite përvojë pune nga natyra e njejte E nevojshme

Kualifikimet arsimiore dhe profesinale për kët post:

1. Diploma e shkollës së mesme, E nevojshme

VEREJTJE:
Konkursi ngel i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në Ueb faqe, si dhe në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data e publikimit më 14.03.2019 gjer më datën 28.03.2019 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.
Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni ) për punësim gjendet në http:// http://www.gjyqesori-rks.org dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkangjitni dokumentet e skenuara te cilat kerkohen sipas konkursit.
Ju mund të aplikoni edhe tek ne drejtëpërdrejt-Adresa jonë: Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës/ Zyra e
Pranimit, Rruga « Luan Hajredinaj » p.n. (ish ndërtesa e Gjykatës supreme), Prishtinë, Kosovë;
Njoftimet i gjeni WB -faqe ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 / 200 17444 prej orës 08:00 – 16:00.

Aplikacionet që dërgohen me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 ditësh pune nga dita e dorëzimit në postë.
Aplikacionet që arrinë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit:
Dëshminë e kualifikimit shkollor.
Dëshmi mbi përvojën e punës, vertetimi dhe kontrata e përvojes së punës së bashku me pagesën e kryer për përvojen e punës nga punëdhënësi.
Dy – rekomandime ( nëse keni ).
Kopjet e dy raporteve te fundit te njëpasnjëshme te vlerësimit te punës (nëse ekzistojnë të tilla).
Dokumentin e identifikimit.
Certifikata që nuk jeni nën hetime.

Vetëm kandidatët të cilën i plotësojnë kriteret e konkursit do të selektohen për listën e ngushtë dhe do të ftohen në testin me shkrim, ata që kalojnë testin me shkrim do të thirren në intervistë me gojë. Informimi i kandidatëve do të bëhet përmes telefonit ose përmes Ueb faqes zyrtare nga personeli. Ata që ftohen në testimin me shkrim, janë të obliguar që me vedi të sjellin dokumentet origjinale për verifikim para Komisionit.

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon ne ora 4:00pm, Thursday March 28th, 2019

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni
Application

SHOFER

No file !