Job Title

PRAKTIKANTË

  • Position:
  • Salary:
  • Location:
  • Job ID: 02895
  • Applications: 0
Share This Job
Required Skills:

Job Description

PRAKTIKANTË

Korporata Rugove është një kompani që vlerëson shumë përgjegjësinë sociale dhe profesionalizmin në të gjitha fushat. Si pjesë e kontributit tonë në përpjekjet për arsimimin financiar të vendit ne ofrojmë mundësi për punë praktike.

Ne nuk jemi duke ju ofruar studentëve mundësi vetëm për të përmbushur kërkesat e tyre universitare, por gjithashtu jemi duke ju ofruar atyre një mundësi për t’u bërë pjesë e një kompanie, e cila tashmë është e njohur dhe e dëshmuar për vlerat e saj në tregun kosovar.

Korporata Rugove i fton të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kriteret e shënuara më poshtë që të aplikojnë për praktikë. Studentët e përzgjedhur do të caktohen në Fabrikën e Djathit, në Pejë.

Kë po kërkojmë ne? 

  • Student të cilët janë të gatshëm për të mësuar dhe të cilët janë në gjendje të përshtatën në mjedise të reja;
  • Ne i kushtojmë rëndësi të madhe studentëve të cilët kanë investuar në studimet e tyre dhe të cilët janë të orientuar drejt zhvillimit profesional;
  • Student të cilët janë të gatshëm dhe në gjendje të marrin përgjegjësi dhe të marrin vendime në bazë të arsyes, logjikës dhe sensit të përbashkët;
  • Student të ndershëm dhe të besueshëm, të aftë për të trajtuar informacionin konfidencial me diskrecion;
  • Student të cilët janë entuziast për të kontribuar në objektivat

Kriteret e përshtatshmërisë për programin e praktikës:

  • Kandidati duhet të jetë në vitin e fundit ose të parafundit të studimeve;
  • Kandidatët që studiojnë në fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të jetë i gatshëm për pune ekipore;
  • Të ketë aftësi të mira

Si të Aplikoni 

Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju jeni pikërisht të përshtatshëm për programin e praktikës. Është shumë e rëndësishme për ne të dimë motivin tuaj për t’u bashkuar me ekipin tonë.

Të interesuarit mund të aplikojnë në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Aplikacioni duhet të përmbajë letrën motivuese dhe CV-në.

Korporata Rugove ofron mundësi të barabarta punësimi dhe inkurajon të gjithë që janë të interesuar të paraqesin aplikacionin.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 25 mars 2018.

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni