fbpx
Job Title

Ngasës i Makinerisë së Rëndë/ Manipulator

Share This Job
Required Skills:

Job Description

Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë SH.A

Në bazë të Ligji nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, KMDK SH. A. është Kompania e vetme e Legalizuar dhe e Licencuar për Menaxhimin e Deponive Sanitare të Mbeturinave në Republikën e Kosovës dhe është e regjistruar si shoqëri aksionare, ne bazë te politikave te brendshme dhe Planit te Biznesit 2016-2018.

Shpall Konkurs për këtë vendë pune:

1. Pozita: Ngasës i Makinerisë së Rëndë/ Manipulator ( 1 pozitë )

Vendi i punës : Stacioni i Transferit Gërlicë, Ferizaj

Detyrat dhe përgjegjësitë:

– Të respektojë udhëzimet e dhëna nga Menaxheri i Deponisë dhe Inxhinieri i Makinerisë lidhur me përdorimin e makinerisë.
– Ti respektojë rregullat dhe udhëzimet e përcaktuara për makinerinë e rëndë.

– Ti respektojë rregullat e caktuara të komunikacionit.

– Të jetë fleksibil në punë, të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në kolektiv.

– Para çdo ngasje të bëjë kontrollimin e gjendjes së makinerisë.

– Të njoftojë për çdo defekt të makinerisë tek Menaxheri i Deponisë.

– Pas çdo përdorimi të bëjë kontrollin, pastrimin dhe ta kthejë makinerinë në vendin e caktuar.

– Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së MD dhe STF.

– Mban evidencë të rregullt dhe raporton sipas kërkesës së MD-së.

– Për punën e vet jep përgjegjësi, Menaxherit të Deponisë.

Kualifikimi:

– Diploma e shkollës fillore

– Minimum 1 vit përvojë pune.

– Të posedojë Patentë Shofer të kategorisë përkatëse.

Dokumentacioni i nevojshëm:
CV
Diplomat,
Certifikatat mbi kualifikimet dhe trajnimet,
Dëshmi mbi përvojën në pune, si dhe dëshmi të tjera në baze të kualifikimit dhe aftësive.

Vlerësimi formal dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim, ndërsa KMDK SH.A mban të drejtën e formimit të listës se shkurtuar me aplikantet qe i plotësojë kushtet e konkursit.

Lartësia e pagës për pozitën e lartcekur, do të përcaktohet në harmoni me politikat e Kompanisë dhe rregulloren e brendshme. Të gjithë kandidatët/ et e interesuar për punësim qe i plotësojnë kushtet e konkursit mund ta dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në adresën:

Rruga:Bekim Fehmiu nr. 137, 10000 Prishtinë, Kosovë. (Afër Shkollës Shtjefën Gjeçovi), Lakrishtë. Tel: 038 600 552,
Afati për aplikim është 15 ditë nga data 10.01.2019 deri me datë 24.01.2019 ora 08:00-16:00.

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni