Job Title

Mirëmbajtës në Palestrën Sportive

Share This Job
Required Skills:

Job Description

Kryetari i Komunës

Nr.01-111/01-0069152-2/18 datë 06.11.2018

Mitrovicë

Në bazë të nenit 8 të Ligjit nr. 03/L-212 të Punës, Udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, dhe nenit 4.2 të Statutit të Komunës, Komuna e Mitrovicës së Jugut shpallë:

 

K O  N  K  U  R S

Njësia:                         Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport

Pozita:                         Mirëmbajtës në Palestrën Sportive

Numri i referencës:           DKRS-69152/2018

Paga:                            Koeficienti 5

Orari i punës:             40 orë pune në javë Kohëzgjatja: Pa afat

Periudha provuese:    6 muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përkujdeset për mirëmbajtjen dhe funksionimin e plotë të nxemjes në palestren e sporteve;
  • Kujdeset dhe merr të gjitha masat e nevojshme për funksionimin e ndriçimit në objektin e palestrës;
  • Kontrollon dhe mirëmban funksionimit e rregullt në rrjetin elektrik në objektin e palestrës si dhe merr pjesë në riparim në kuadër të mundësive;
  • Evidenton dhe raporton me kohë për të gjtiha defektet dhe prishtjet tjera në rrejtin e nxemjes dhe në rrjetin elektrik;
  • Kujdeset që në rast zjarri, institucioni të jetë në gatishmëri teknike;
  • Kryen edhe detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi në përputhje me natyrën e punës dhe profesionin e

Kushtet e nevojshme:

  • Diploma e shkollës së mesme;
  • Minimumi një (1) vit përvojë pune në fushën përkatëse;

 

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe dispozitat e Ligjit të punës dhe dispozitat e tjera në fuqi.

Data e mbylljes së konkursit: 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën nr. 10 në Komunën e Mitrovicës. Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës dhe ti bashkëngjiten këto dokumente: diploma mbi kualifikimin, kopja e letërnjoftimit; ekstrakti i lindjes; dëshmi mbi përvojën e punës; dhe certifikata që dëshmojnë njohuri nga fusha përkatëse. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 028 – 532 104.

 

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni