Job Title

KUZHINIER

  • Position:
  • Salary:
  • Location:
  • Job ID: 02070
  • Applications: 0
Share This Job
Required Skills:

Job Description

POZITË KUZHINIERI

Karisma Hotels Adriatic, një ndër grupet e hoteleve me rritjen më të shpejtë në rajon, është e orientuar drejt krijimit të vlerave të reja në turizëm dhe të koleksioneve unike të hoteleve me një markë të njohur. Fuqia e markës së Karisma po ashtu reflektohet edhe në cilësinë e mbi 10,000 punonjësve në 7 vende të botës, duke përfshirë edhe Malin e Zi. Karisma është bartës i një nga njohjet më të rëndësishme në fushën e marrëdhënieve pune, gjëgjësisht të çertifikatës “Great Place To Work”, e cila jepet nga trupi i cili përcjell dhe mbështet zhvillimin e kulturës korporative mbi 40 vjet, gjë e cila e konfirmon statusin e Karizmit si një ndër punëdhënësit kryesorë në sferën e turizmit dhe të hotelierisë në nivelin global. Ju ftojmë që të na bashkoheni dhe të filloni karrierën tuaj në një nga hotelet tona në Ulqin, Bar dhe Kotor

KARISMA HOTEL ADRIATIC, për shkak të vëllimit të shtuar të punës, shpall konkurs për pozita kuzhinieri në hotelet:

  • ”Ruža Vjetrova” tek Dobra Voda në Bar
  • ”Holiday Village Resort” në Ulqin
  • Allure Palazzi KotorBay” në Kotor

PËRSHKRIMI I PUNËS DHE DETYRAT:

  • Merr pjesë në përgatitjen e kuzhinës për punë (kuzhinën dhe pajisjet e kuzhinës, depon e përshtatshme, pajisjet e ftohjes etj)
  • Përgatit dhe gatuan ushqimin
  • Përpunon dhe përgatit mishin, peshkun dhe përbërësit e tjerë të vaktit
  • Kujdeset që vaktet e përgatitura i përshtaten standardeve
  • Gjatë përgatitjes së ushqimeve i zbaton masat e dakorduara, ashtu siç është paraparë në recetat, udhëzimet për prodhim dhe menutë
  • Mirëmban rregullinë dhe pastërtinë personale, si dhe rregullinë dhe pastërtinë e kuzhinës dhe të pajisjeve të kuzhinës
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së menaxherit të ndërrimit dhe të kuzhinës
  • Punë në ndërrime

KUALIFIKIMET E NEVOJSHME:

  • Kualifikimi për kuzhinier
  • Nevojitet minimum një vjet përvojë pune
  • Aftësi mjekësore të veçantë për punë në hotelieri
  • Njohja e organizimit të përgatitjes së ushqimit në hotelieri

Kandidatëve të interesuar u ofrojmë kushte të mira, pagesë të rregullt dhe mundësinë e promovimit të mëtejshëm.

Në qoftë se dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, ju lutemi dërgoni aplikimet tuaja në e-mail adresën: mnetalent@karismaadriatic.com

Tags: 1-3 vjet

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni