Job Title

Koordinator/e i cilësisë

Share This Job
Required Skills:

Job Description

Ministria e Arsimit,e Shkencës dhe e Teknologjisë

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Ligji Nr.03/ L -149, neni 12, paragrafi 4, Ministria e Arsimit,e Shkencës dhe e Teknologjisë bën:

Shpallje të konkursit për “Marrëveshje për shërbime të veçanta”

Institucioni: Ministria e Arsimit,e Shkencës dhe e Teknologjisë

Departamenti: Zyra e Sekretarit të përgjithshëm
Paga bruto: 544.69 €

Titulli i vendit të punës: Koordinator/e i cilësisë -MASHT
(1 vend pune)

Kohëzgjatja e kontratës: 6 muaj

Vendi i punës: Prishtinë Datë: 15.05.2018

Detyrat dhe përgjegjësit:

1. Inicon masat mbështetëse për menaxhimin e aktiviteve për sigurimin e cilësisë në shkolla
2. Mbështetë rrjetëzimin e grupeve të ndryshme relevante dhe iniciativat për sigurim të cilësisë
3. Koordinon dhe udhëheqë takimet për shkëmbim të përvojave, planifikim të bazuar në rezultate dhe përcaktim të objektivave, temave me interes për DKA dhe shkollat,
4. Drejton dhe zhvillon ne vazhdimësi konceptin e iniciativës për sigurim të cilësisë në arsimin parauniversitar,
5. Drejton dhe zhvillon rrjetin e partnerëve në proces,
6. Këshillon udhëheqësit e divizioneve të MASHT lidhur me zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Sigurim të Cilësisë
7. Shqyrton raportet e DKA dhe përgatitë analiza përmbledhëse duke përfshirë rekomandimet për përmirësim të cilësisë në nivel vendi
8. Shpërndan raportin me rekomandime për përmirësim të cilësisë te zyrtaret relevant në MASHT dhe DKA si dhe publikon raportin në WEb faqe të MASHT.

Kualifikimet

1. Diplome universitare
2. Pesë (5) vite përvojë pune profesionale
3. Njohje e mirë e gjuhëve në përdorim zyrtare në Kosovë
4. Preferohet njohja e gjuhës angleze
5. Shkathtësitë e larta në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve të avancuara kompjuterike.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, të kenë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 6 ditë kalendarike nga dita e publikimit në ueb faqen e MASHT-it dhe shtypin ditor. Data e mbylljes së konkursit 21.05.2018.

Kandidatët aplikacionin (formularin për konkurrim) mund ta tërheqin në web faqen e MASHT-it http://masht.rks-gov.net/, ose ta marrin në Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Adresa: Rr. “Agim Ramadani” nr. 1, në zyrën e arkivit ku edhe i dorëzojnë aplikacionet e plotësuara.

Aplikacionit duhet t’i bashkangjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni