Job Title

KONKURS PER ZYRTARE POLICORE

  • Position:
  • Salary:
  • Location:
  • Job ID: 03774
  • Applications: 0
Share This Job
Required Skills:

Job Description

Departamenti i Burimeve Njerëzore të PK-së

Në bazë të nenit 44 Kreu V të Ligjit për Policinë, Ligjin e Punës Nr. 03/L-212 Kreu II neni 8, Ligji  nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore neni 5 dhe 6, Ligji nr. 05/L-021 për mbrojtjen nga diskriminimi neni 7, Udhëzimin Administrativ 04/2017 mbi marrëdhënien e punës në Policinë e Kosovës Kapitulli III neni 8, Vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm datë:26/03/2018 me nr ref: 01/0188, Policia e Kosovës shpall:

 

K O N K U R S

 

Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit.

 

Vendi i punës: Policia e Kosovës

 

  1. Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:

 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
  • Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
  • Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
  • Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
  • Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);
  • Të ketë integritet personal dhe vlera të larta

 

B.    Testet:

 

  • Testi me shkrim;
  • Testi i aftësive fizike;
  • Intervista;
  • Testi psikologjik;
  • Kontrollimi mjekësor;
  • Verifikimi i të kaluarës.

 

C.    Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

 

  1. Formulari i aplikimit;
  2. Deklarata (lidhur me hetimet e së kaluarës), këtë Deklaratë (lidhur me pajtueshmërinë e hetimeve të së kaluarës), mund ta shkarkoni në ueb-faqen e Policisë së Kosovës kosovopolice.com ku gjendet shpallja e konkursit, pas plotësimit dhe nënshkrimit nga aplikanti i bashkëngjitet aplikacionit;
  3. Kopja e diplomës për arsimin e mesëm të lartë ose certifikata, ndërsa për kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopja e diplomës ose e certifikatës e nostrifikuar;
  4. Dëshmi për kualifikime tjera;
  5. Certifikatën e lindjes, ose ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile;
  6. Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime;
  7. Kopje të letërnjoftimit ose pasaportës –valide;
  8. Një fotografi të formatit (5 x 5);
  9. Dokumentet nga pika e) dhe f) duhet të jenë të vlefshme dhe të nxirren pas datës së shpalljes së

 

D.    Detyrat dhe autorizimet e përgjithshme të Policisë

 

  • Të mbrojë jetën, pronën dhe të ofrojë siguri për të gjithë personat;
  • Të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të gjithë personave;
  • Të parandalojë rrezikun ndaj qytetarëve dhe ta mbajë rendin dhe sigurinë publike;
  • Të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale dhe kryesit e tyre;
  • Të hetojë veprat penale dhe kryesit e tyre;
  • Të mbikëqyrë dhe të kontrollojë sigurinë në komunikacion;
  • Të menaxhojë dhe të kontrollojë kufirin shtetëror;
  • Të ofrojë ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore dhe në raste të tjera emergjente; dhe
  • Të kryejë detyra të tjera të parapara me Ligjin e Policisë.

 

E.    Zbatimi i vendimit të datës 26.03.2018 me nr ref: 01/0188 për zbatimin e masave të veçanta të përkohshme afirmative.

 

Në këtë konkurs Policia e Kosovës do të ndërmerr masa të veçanta të përkohshme me qëllim të garantimit të të drejtave të barabarta gjinore, promovimit të barazisë gjinore dhe me qëllim të rritjes së përfaqësimit të zyrtareve policore gra në Policinë e Kosovës.

Masat e veçanta që do të ndërmerr Policia e Kosovës do të zbatohen në procedurën e rekrutimit dhe punësimit në Policinë e Kosovës, në mënyrë që gjatë procesit të rekrutimit të zyrtarëve policorë nga  të gjithë ata kandidatë që do të plotësojnë kushtet dhe kalojnë pragun e kalueshmërisë 70% përparësi do të këtë gjinia femërore.

 

F.      Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve:

 

Formularët për aplikim mund të merren në zyrat e personelit të drejtorive rajonale, në stacionet policore, ose të tërhiqen nga ueb faqja e PK-së: www.kosovopolice.com. Aplikacionet dorëzohen personalisht në zyrën e personelit pranë drejtorive rajonale në Prishtinë, Mitrovicë e jugut, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë e veriut dhe Gjakovë, çdo ditë pune prej orës 09:00-15:00.

 

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Drejtoritë Rajonale të Policisë, ose me Sektorin e Rekrutimit dhe Seleksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, prej orës 9:00- 15:00, në tel: 038-5080-1002 ose 038-504-504-1751 dhe 038/245-184.

 

Konkursi do të jetë i hapur nga data 16/04/2018, deri me datën 10/05/2018.

 

Aplikacioni për konkurrim duhet të dorëzohet së bashku me kopjet e dëshmive të kërkuara si më lart pika C. Nëse dokumentacioni i nevojshëm nuk është i kompletuar apo nuk është plotësuar si duhet atëherë kandidati në momentin e aplikimit duhet të udhëzohet që dokumentacioni i nevojshëm të kompletohet dhe të plotësohet siç kërkohet me konkurs, në të kundërtën nuk do të pranohet.

 

Bazuar në aktet ligjore të lartpërmendura të gjitha aplikacionet dhe dokumentacioni i pranuar do të shqyrtohet me kujdes dhe gjatë shqyrtimit nëse konstatohet se kandidati nuk i plotëson kriteret e përcaktuara për aplikim dhe punësim, apo nëse aplikacioni përmban të dhëna të rrejshme kandidati menjëherë do të diskualifikohet. Kandidatët e suksesshëm do të ftohen të marrin pjesë në testimet e cekura më lart.

Informimi i kandidatëve lidhur me çdo fazë të testimeve do të publikohet në ueb faqen e Policisë së Kosovës, në adresën: www.kosovopolice.com dhe në tabelat e shpalljeve nëpër drejtoritë rajonale dhe stacionet policore përkatëse.

 

Vëmendje: Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet.

 

“Policia e Kosovës i shërben gjithë popullit të Kosovës. Ky shërbim ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni