fbpx
Job Title

Kater Drejtorë në Bordin e Drejtorëve NP “Tregu” në Mitrovicë

Share This Job
Required Skills:

Job Description

Republika e Kosovës

Komuna e Mitrovicës

Komisioni Komunal i Aksionarëve për NP ,, Tregu” në Mitrovicë
Nr. 02-060/01-0096918/18-2 dt. 08.01.2019

Bazuar në Ligjin për Ndërmarrjet Publike nr. 03/L-087 , i Ndryshuar e Plotësuar me Ligjin nr. 04/L-111, neni 4, pika 1 , pika 2 , neni 5 , pika 2 , neni 16 , pika 4 , pika 5 dhe neni 21 të Ligjit bazë, Komisioni Komunal i Aksionarëve për NP “Tregu” në Mitrovicë, në mbledhjen e mbajtur me dashtë 04.01.2019 me shumicën e thjeshtë shpallë :

K O N K U R S

Pozita : Drejtor në Bordin e Drejtorëve NP “Tregu” në Mitrovicë.
Numri i pozitave : 4 ( katër ) Kohëzgjatja e mandatit : 3 ( tri ) vjeçare Vendi i punës : Mitrovicë
Kompensimi i Drejtorëve të NP “Tregu” në Mitrovicë:

Kompensimi i Bordit të Drejtorëve do të bëhet në pajtim me dispozitat e nenit 20, pika 2 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike nr. 03/L-087, i ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 04/L-111 .

Dëtyrat dhe përgjegjësitë e Bordit të Drejtorëve:

I. Administron dhe ushtron mbikqyerje të vazhdueshme dhe rigoroze , në veçanti , të veprimtarisë së zyrtarëve në NP ,, Tregu” në Mitrovicë dhe merr vendime për NP ,, Tregu” sipas kompetencave të përcaktuara me Ligjin mbi Ndërmarrjet Publike nr. 03/L-087 , i Ndryshuar e Plotësuar me Ligjin nr. 04/L-111.
II. Zgjedhë , zëvendëson dhe shkarkon Kryeshefin Ekzekutiv të NP ,,Tregu” në Mitrovicë .
III. Aprovon Planin , Raportin e punës dhe Raportin Financiar të NP ,, Tregu” në Mitrovicë për periudha të caktuara kohore dhe i , rekomandon për aprovim , këto raporte , tek Komisioni Komunal i Aksionarëve dhe Kuvendi i Komunës.
IV. Miraton dokumentet si :Rregullore , Skemën organizative dhe Sistematizimin e vendeve të punës etj.
V. Propozon , ndërmarrjen e hapave , të ndryshëm për administrim sa më të mirë të NP ” Tregu”.
VI. Për punën e vet Bordi i përgjigjet , Komisionit Komunal të Aksionarëve i cili një herë në vit , i raporton Kuvendit të Komunës së Mitrovicës.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

Bazuar në Ligjin për ndërmarrjet publike nr. 03/L-087 , ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 04/L-111 , neni 17 , pika 17 . 3 të nenit bazë, një kandidat për tu përzgjedhur Drejtor në Bordin e Drejtorëve në NP “Tregu” duhet ti plotësoj këto kushte:

 Të jetë përson me integritet të njohur, duke marrë në konsideratë , ndër të tjera çfardo shkelje materiale të detyrave financiare që mund të këtë bërë ky person ndaj cilit do person tjetër
 Të ketë pregaditje Universitare
 Të ketë së paku 5 vite përvoj pune në nivel të lartë të menaxhmentit , në fushen e biznesit ,financave korporative , menaxhimit të thesarit , bankave , konsulencë në biznes ose nga një fushë tjetër e shkencave si dhe të jetë njohës i kontabilitetit .
 Së paku 5 vite vite të ketë qenë , kontabilist public , jurist i kualifikuar ose anëtar i kualifikuar
 i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngusht me veprimtarin afariste të ndërmarrjeve publike.
 Të ketë njohuri për punë me kompjuter si (Ms,Word, Exel, Power Poynt, etj.)

Kushtet

Kandidati mundë të zgjidhet si Drejtor i Bordit të NP “Tregu” në Mitrovicë nëse:

 Nuk ka qenë i dënuar, dhe nuk është nën hetime, nga një Gjykatë kompetente
 Nuk ka shkelur, kodin etik apo standardet, e sjelljes profesionale, përveç nëse një dënim i tillë është ndryshuar nga një Gjykatë ose organ tjetër i ankesave.
 Nuk ka bërë , përgënjeshtrime materiale nën çfarëdo dëshmie nën betim,
 nuk ka qenë në post menaxhues, të ndonjë kompanie që ka falimentuar, gjatë dhjetë (10) viteve të fundit.

Kandidati nuk mund të zgjidhet Drejtor i Bordit në NP,, Tregu” në Mitrovicë nëse :

 Aktualisht është zyrtar (në kuptim të nenit 21 të Ligjit për ndërmarrjet publike) menaxher i ndërmarrjes përkatëse, ose cilës do nga filialet e saja.
 Ka shërbyer si menaxher i ndërmarrjes publike , ose çiles do nga filialet e saja brenda pesë 5 viteve të kaluara.
 Aktualisht ka, ose gjatë tri 3 viteve të kaluara ka pasur çfarëdo marrëdhënie materiale afariste ( përveç si konsumator individual i shërbimit të ndërmarrjes publike) me ndërmarrjen publike përkatëse, ose cilën do nga filialet, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë.
 Është aksionarë, Drejtorë ose zyrtar në një shoqëri tregtare ose person tjetër juridik, i cili ka marrëdhënie materiale afariste me ndërmarrjen publike përkatëse.
 Pranon ose ka pranuar brenda tri 3 viteve të kaluara , kompensimin shtesë nga ndërmarrja publike përkatëse , ose nga cila do filial e saj (përveç honorarit të Drejtorit ose kompensimin stimulus sipas nenit 20, pika 1 të Ligjit për ndërmarrjet publike nr. 03 / L- 087 i ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 04/L-111, ose është anëtar në skemën pensionale të ndërmarrjes publike përkatëse, ose të cilës do nga filialet e saj.
 Përfaqëson një aksionarë, i cili posedon mbi dhjetë 10 % të aksioneve votuese në ndërmarrjen publike përkatëse.
 Ka shërbyer në Bordin e Drejtorëve të ndërmarrjes publike përkatëse më shumë se 9 vite nga dita e parë e zgjedhjes së tij.
 Është i afërm i shkallës së tretë (siç është konstatuar në përputhje me përkufizimin e interesit financiar në nenin 2 të Ligjit për ndërmarrjet publike nr. 03/L-087, i ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 04/L-111), i cilit do person që i takon cilës do nga kategoritë e sipërpërmendura.
 Është zyrtar, drejtor ose aksionar, ka ndonjë interes financiar në një shoqëri tregtare që konkurron me ndërmarrjen, ose është menaxher i lartë zyrtar , drejtor ose aksionar ( i cili posedon më shumë se dy përqind 2 % të të drejtave të votimit) ose ka ndonjë interes të konsiderueshëm financiar, në cilën do nga shoqëritë tregtare që konkurrojnë në ndërmarrje.
 Është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 mujore, para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike.
 Ka çfarëdo konflikti të interesave që, për nga natyra , do të ndikonte që ky person të mos jetë në gjendje, që në mënyrë efektive, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe objektive ti përmbushë detyrat dhe përgjegjësit e tij ndaj aksionarëve dhe ndërmarrjes publike.

Kandidatët e interesuar për këtë pozitë,kërkesës duhet t’i bashkangjesin;

 C.V.
 Letërnjoftimin valid të Republikës së Kosovës
 Letër motivuese
 Ekstraktin e lindjes,
 Dëshminë mbi kualifikimin profesional ( nënkupton Diplomën e cila duhet të jetë e nostrifikuar tek Noteri)
 Dëshminë për përvojën e punës ( e cila duhet dëshmuar me vërtetim të ATK-së)
 Certifikatën që nuk është nën hetime nga Gjykata.
 Vërtetimin nga Policia e Kosovës , mbi të kaluarën kriminale të aplikantëve
 Deklaratën nën betim ( me anë të së cilës aplikuesi në ditën e aplikimit me anë të një formulari, deklaron se ai/ajo i përmbushë kushtet e kualifikimit, pavarësinë dhe përgatitjen profesionale, çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm, nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e lartë cekur do të rezultojë me diskualifikimin e menjëhershëm të aplikuesit.

Dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet në Komunën e Mitrovicës Rr. “Bderi Gjinaj” pn. (ndërtesa e Administratës) kati i I Zyra nr. 10.
Dokumentacioni i kompletuar duhet të futet në një zarfë të mbyllur dhe dorëzohet në zyrën e lartcekur pranë NP “Tregu” në Mitrovicë, adresuar për Komisionin Komunal të Aksionarëve, pranë Kuvendit të Komunës së Mitrovicës.
Konkursi do të jetë i hapur, 15 ( pesëmbëdhjetë) ditë nga data 09.01.2019 deri me 24.01.2019 dhe shpalljes në ueb
–faqen e Komunës së Mitrovicës dhe në gazetat ditore të vendit.
Informatat shtesë mund të sigurohen përmes numrit të telefonit ; 028532104-111

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni