Job Title

Dy Zyrtarë/e për Financa

Share This Job
Required Skills:

Job Description

BIRN është në kërkim të kolegëve të rinj/reja për pozitën: Dy Zyrtarë/e për Financa

 

Për të aplikuar dhe për të përmbushur pozitën, duhet të keni:

  • kualifikim përkatës/titull të avancuar në financa ose fushë të ngjashme ekuivalente;
  • të paktën 3 vite përvojë të mëhershme në kontabilitet;
  • njohje të legjislacionit dhe rregullave financiare të OJQ-ve;
  • aftësi të mira ndër-personale dhe aftësi për punë ekipore;
  • gatishmëri për të punuar me orar të plotë dhe fleksibil;
  • aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën amtare dhe angleze;
  • aftësi të raportimit të cilësisë së lartë.

 

Përparësi do të kenë kandidatët me:

Përvojë paraprake në Organizata Jo Qeveritare ose me donatorë;

Kandidatët e certifikuar me kualifikime përkatëse në financa/kontabilitet (prej agjencive ekuivalente me Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës).

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Do të jenë përgjegjës për administrim dhe raportim financiar në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të nevojshme, sipas politikave kontabël dhe udhëzimeve financiare, duke asistuar në:

  • përgatitjen dhe regjistrimin e librave me të dhënat e nevojshme;
  • regjistrimin e transaksioneve në softuerin për financa;
  • rakordimin e llogarive të bilancit të gjendjes në baza mujore;
  • përgatitjen e kërkesave financiare dhe pagesave të ndryshme, sipas kërkesës;
  • përgatitjen e buxheteve dhe dhënien e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare të projekteve;
  • përgatitjen e raporteve në mënyrë periodike;
  • përgatitjen e pasqyrave financiare sipas politikave/procedurave Kontabël dhe standardeve të kontabilitetit të Kosovës;
  • përgatitjen/deklarimin e raporteve vjetore siç kërkohet nga Zyra Tatimore e Kosovës;
  • të punojë ngushtë me stafin menaxhues lidhur me proceset e auditimit të jashtëm dhe të brendshëm, dhe aktivitete të ndryshme

 

 

Për të aplikuar, duhet të dërgoni Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në gjuhën amtare dhe angleze, bashkë me dokumentet shtesë përcjellëse, përmes postës elektronike në adresën rekrutimi@jetanekosove.com më së largu deri më 15 nëntor 2018.

BIRN inkurajon aplikuesit nga të dy gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë personat e interesuar, pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike.

 Informata shtesë për BIRN Kosova mund të gjeni në www.birn.eu.com

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni