Job Title

Doktor i Mjekësisë –dy ( 2 pozita )

  • Position:
  • Salary:
  • Location:
  • Job ID: 04329
  • Applications: 0
Share This Job
Required Skills:

Job Description

Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, Nenit 14. par.2. të Ligjit për Shëndetësi Nr.04/L125, nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik , dhe Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shpallë këtë:

K O N K U R S   P U B L I K

Institucioni: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti
Titulli i vendit të punës: Doktor i Mjekësisë –dy ( 2 pozita )

Kategoria funksionale/Grada: H – 27.
Kohëzgjatja e emërimit : Sipas Ligjit të Punës nr.03/L-212.

Përshkrimi i punëve dhe detyrave të punës:
– Kujdeset për shëndetin e pacientëve, përshkruan tretmanet, medikamentet dhe aplikon masat tjera shëruese,
– Urdhëron pacientët në bërjen e analizave bazike laboratorike dhe aplikon procedurat tjera diagnostike,
– Aranzhon bartjen e pacientëve në spital,
– Referon pacientët tek specialistët mjekësor dhe shkëmben të dhënat relevante mjekësore,
– Pranon implementimin e programeve shëndetësore të dizajnuara në nivele më të larta si Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna,
– Ndihmon në prevenimin e sëmundjeve ngjitëse dhe çrregullimeve të ndryshme duke u këshilluar në shëndetin bazik të përgjithshëm etj.

Kushtet e Konkursit :
Kandidati/ja të cilët konkurrojnë për këtë vend të punës përveç kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj duhet të ketë të përfunduar :
– Fakultetin e Mjekësisë – Drejtimi i mjekësisë së përgjithshëm.
– Kandidati/ja duhet të ketë Licencën e Punës.

Kandidatë që aplikojnë duhet të sjellin këto dokumente:
– Diplomën përkatëse mbi shkollimin e kryer,
– Licencën e punës,
– Ekstraktin e lindjes,
– Fotokopjen e letërnjoftimit,
– Çertifikatën shëndetësore ( me rastin e përzgjedhjes)
– Çertifikatën që ndaj tij/saj nuk zbatohen hetimet,

Komuna e Vitisë ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Aplikacionet e pa kompletuara sipas konkursit si dhe ato që arrin pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.
Detyrat e punës për profilet e kërkuara me konkurs janë parashikuar me Ligjin e Shendetësisë dhe statutin e QKMF-së.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyrën e Arhivës të Komunës së Vitisë nr.1
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë pas shpalljes.

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni