Job Title

Auditor/e i/e brendshëm

Share This Job
Required Skills:

Job Description

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision te ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim te Nje (1) Auditor/e i/e brendshëm (i ri/e re), për zyrën qendrore në Prishtinë.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë :

· Kryen auditime me qellim qe te verifikoj respektimin e procedurave te KRK-se,

· Merr pjese ne pergatitjen e analizes se rrezikut te KRK-se,

· Propozon plotesimin e procedurave per mbulimin e rreziqeve te identifikuara gjate auditimit apo perpilimit te analizes se rrezikut

· Siguron menaxhmentin se procedurat ne fuqi mbulojne rreziqet kryesore te KRK-se,

· Raporton kryesuesit te auditimit te brendeshme te KRK-se lidhur me aktivitetin auditues dhe gjetjet e konstatuara,

· Merr pjesë në hartimin e raporteve të auditimit të brendshëm, zbatimin dhe percjelljen e rekomandimeve,

· Verifikon pajtueshmërinë me ligjet, politikat, procedurat, planet, dhe rregulloret që rregullojnë kompanine,

· Kontrollime tjera lidhur me aktivitetin e KRK-se

 

Kushtet e kërkuara :

· Diplomë universiteti në ekonomi,

· Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),

· Trajnime ose çertifikime te nderlidhura me poziten (e preferueshme)

· Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,

· Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,

· Të jete dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm për punë në ekip,

· Njohuri të mira të gjuhës angleze,

· Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 16.05.2018 deri me dt. 22.05.2018. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=449

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

Kreditimi Rural i Kosovës eshte i perkushtuar te ofroj mundesi te barabarta te punesimit per te gjithe shtetasit e Kosoves.

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni