Job Title

Asistente Ekzekutive

Share This Job
Required Skills:

Job Description

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

Asistente Ekzekutive

Zyra Ekzekutive (1 vend pune) Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjëse për të gjitha punët administrative të Zyrës Ekzekutive;
  • Mirëmban kalendarin ditor të Ekzekutivit duke përfshirë takimet brenda dhe jashtë bankës;
  • Përgjegjëse për mbajtjen dhe ruajtjen e të gjitha dokumenteve të rëndësishme të Zyrës së Ekzekutivit dhe të Departamenteve tjera të Bankës;
  • Pranon të gjitha shkresat, i administron dhe i regjistron në librin e protokollit;
  • Prodhon informacione      përmes    transkriptimit,    formatimit,      kopjimit     dhe transmetimit të tekstit, të dhënave dhe grafikëve;
  • Regjistron, transkripton dhe shpërndan procesverbalet e takimeve;
  • Organizon dhe bashkërendon takimet dhe ngjarjet;
  • Mirëmbajtja e planit ditor/ javor/ mujor të Ekzekutivit duke planifikuar dhe caktuar takime, konferenca, telekonferenca dhe udhëtime;
  • Mirëmban besimin e klientit dhe mbron operacionet duke mbajtur informacionin konfidencial;
  • Përgatitë raporte duke mbledhur dhe analizuar informacionin;
  • Ofron referencë historike duke zhvilluar dhe shfrytëzuar sistemet e arkivimit dhe arkëtimit; regjistrimi i minutave të takimit;

Kualifikimet:

  • Fakulteti Ekonomik ose i ngjashëm;
  • Mbi 3 vite përvojë pune në bankë ose në punë administrative;
  • Në gjendje të punojë nën presion;
  • Njohja e Gjuhës Angleze e obligueshme;
  • Njohja e punës me kompjuter – MS Office;
  • Aftësi të mira komunikimi

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes emailit; hrd@bekonomike.com Afati i aplikimit është deri më datë 13 Prill 2018 ora 15:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do  të  ftohen për  procedura të mëtutjeshme.

www.bekonomike.com

 Banka Ekonomike Sh.A

Sheshi Nënë Terezë p.n

10000 Prishtinë, Kosovë

info@bekonomike.com Tel.  +383 (0) 38 500 500

Fax. +383 (0) 38 500 507

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni