Job Title

9 pozita te lira

  • Position:
  • Salary:
  • Location:
  • Job ID: 08159
  • Applications: 0
Share This Job
Required Skills:

Job Description

GJYKATA THEMELORE E GJILANIT

Në bazë të nenit 18 të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligji nr.03/L-149 dhe nenit 15,16, dhe 17 të Rregullores nr. 02/2010, për procedurat e rekrutimit në Shërbimin civil ,

GJYKATA THEMELORE GJILAN
Shpall

KONKURS Nr.2/2018

1. Gjykata Themelore Gjilan—–Zyrtarë i Lartë për Bashkëpunim Profesional – ——-5.pozita
2. Gjykata Themelore Gjilan—————————– Operator Teknik———————1 pozitë
3. Gjykata Themelore Gjilan-dega Novobërdë—- Zyrtarë i Lartë për Bashkëpunim Profesional ——————1 pozita( për minoritete
4. Gjykata themelore Gjilan-dega Novobërdë———–Referent i lartë———-1 pozitë
5. Gjykata Themelore Gjilan dega Viti—————-Zyrtar/e Administrative——1 pozitë

Përshkrimi i detyrave të punës:

Pozita nr:1

1. Titulli i pozitës: Zyrtarë i Lartë për Bashkëpunim Profesional – ——-5.pozita pozitë

Vendi i Punës : Gjykata Themelore Gjilan-
Kategoria funksionale- Niveli profesional
Lloji i vendit të punës. Pa afat të caktuar, me orare të plotë
Koeficienti 9.
Mbikëqyrësi i Drejtpërdrejt: Kryetari i Gjykatës

Qëllimi i vendit të punës: Mbështetje profesionale për gjyqtarët dhe ndihmon në përgatitjen e memorandumeve, vendimeve të shkruara, aktgjykimeve, vendimeve të tjera duke siguruar materiale të domosdoshme juridike, duke bërë shqyrtimin e ligjeve etj.

Detyrat Kryesore:

1. Prezanton në seanca gjyqësore të lëndëve civile, penale, konteste administrative dhe kundërvajtëse——- 20%

2. Ndihmon në raste të tilla duke marrë shënime, duke siguruar materiale të domosdoshme juridike—————-20%

3. Ndihmon në përgatitjen e vendimeve gjyqësore( aktgjykime vendime , urdhëresa dhe shkresa tjera. 20%

4. Ndihmon në përgatitjen e memorandumeve të ndryshme 10%

5. Angazhohet në procedurat për zgjidhjen alternative të kontesteve gjyqësore. 10%

6. Bënë hulumtime në shqyrtimin e ligjeve e praktikave gjyqësore të dobishme për gjykatën 10%.

7. Bënë anonimizimin e vendimeve gjyqësore dhe -5%

8. Kryen edhe punë tjera sipas nevojës 5% Shkathtësitë e kërkuara:
1. Të ketë shkathtësinë të dëshmuar ndër- personale
2. Komunikim të shkëlqyeshëm me shkrim dhe me gojë
3. Aftësi të kryej hulumtime gjyqësore
4. Njohuri në Procedurat e Gjykatave Kualifikimi arsimor dhe profesional:
1. Diplomë universitarë , fakultetit juridik, tre (3) vite përvojë pune në lëmin juridike.
2. Provimin e dhënë të Jurisprudencës.

Pozita nr. 2- Operator Teknik

Vendi i punës: Gjykata Themelore Gjilan
Kategoria Funksionale: Niveli administrativo teknik
Lloji i vendit të Punës : pa afat të caktuar me orar të plotë Koeficienti: 7
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejt : Shefi për shërbime të Përbashkëta

Qëllimi i vendit të punës ( Të mirëmbajë pajisjet dhe sigurojë ruajtjen në mënyrë elektronike procesverbalet si dhe të kryejë punët e operatorit me pajisjet CCTV dhe sistemin për mbrojtjen e dëshmitarëve në Gjykatë, të ndihmon në mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e pajisjeve të auudioincizimit etj.

Detyrat kryesore : ( përshkrimi i shkurtër i detyrave kryesore,të renditura për nga rëndësia dhe një përshkrim të përqindjes së kohës,e cila duhet të shpenzohet për secilën detyrë)

1. Operon me të me pajisjet CCTV gjatë seancës gjyqësore,sistemet për mbrojtjen e dëshmitarëve në studion televizive gjatë seancëave gjyqësore,marrjes së dëshmive etj 15%
2. Kujdeset për incizimin,montimin e incizimeve 15%
3. Përgatit sistemet audio dhe video para fillimit të seancave ghyqësore, kujdeset për pajisjet e audio incizimit,përkthimit simulan gjatë seancave gjyqësore .—15%
4. Trajnimin e operatorëve tjerë për të punuar me pajisjet e audioincizimit përkthimit simulant—15%
5. Mirmbajtja e Pajisjeve për mbrojtjen dëshmitarëve audioincizimit etj—15%
6. Ndimon ekipin në konfigurim dhe planifikimin e sistemit në korrelacion me punën e gjyqkatave 15%
7. Përcjell zhvillimin e teknologjisë dhe mundësitë për aplikimin e tyre për nevojat e Gjykatave—— 5%
8. Si dhe kryen edhe detyra tjera sipas kërkesës së eprorit të tij 5%

Shkalltësit e Kërkuara.: (kualifikimet, përvoja si dhe aftësit dhe shkathtësitë tjera që kërkohen për këtë vend pune)

• Të ketë shkathtësi të dëshmuar ndër personale dhe komunikim të shkëlqyeshëm me shkrim dhe me gojë———————————————————————-e nevojshme
• Aftësi të operimit me pajisje të teknologjisë informative——–e nevojshme
• Aftësi të manipulimit me pajisje elektronike———————-e nevojshme
• Të njohë mirë Vindows xp——————————————e nevojshme
• Njohja e Gjuhës angleze——————————————-e dëshirueshme
• Tri (3) vite përvojë pune.profesionale——————————————e nevojshme

Kualifikimet arsimore dhe profesionale për këtë postë :

• Shkollimi i mesëm . 3vite pčrvojč pune profesionale e nevojshme

Pozita nr. 3-Zyrtarë i Lartë për Bashkëpunim Profesional – ——1.pozita pozitë( për minoritete)

Vendi i Punës : Gjykata Themelore Gjilan-dega Novobërdë Kategoria funksionale- Niveli profesional
Lloji i vendit të punës. Pa afat të caktuar, me orare të plotë
Koeficienti 9.
Mbikëqyrësi i Drejtpërdrejt: Gjyqtari Mbikëqyrës

Qëllimi i vendit të punës: Mbështetje profesionale për gjyqtarët dhe ndihmon në përgatitjen e memorandumeve, vendimeve të shkruara, aktgjykimeve, vendimeve të tjera duke siguruar materiale të domosdoshme juridike, duke bërë shqyrtimin e ligjeve etj.

Detyrat Kryesore:

1. Prezanton në seanca gjyqësore të lëndëve civile, penale, konteste administrative dhe kundërvajtëse.———-20%

2. Ndihmon në raste të tilla duke marrë shënime, duke siguruar materiale të domosdoshme juridike.———20%

3. Ndihmon në përgatitjen e vendimeve gjyqësore( aktgjykime vendime, urdhëresa dhe shkresa tjera.—20%

4. Ndihmon në përgatitjen e memorandumeve të ndryshme.——————–10%

5. Angazhohet në procedurat për zgjidhjen alternative të kontesteve gjyqësore. 10%

6. Bënë hulumtime në shqyrtimin e ligjeve e praktikave gjyqësore të dobishme për gjykatën. 10%

7. Bënë anonimizimin e vendimeve gjyqësore dhe -5%

8. Kryen edhe punë tjera sipas nevojës 5% Shkathtësitë e kërkuara:
1. Të ketë shkathtësinë të dëshmuar ndër- personale
2. Komunikim të shkëlqyeshëm me shkrim dhe me gojë
3. Aftësi të kryej hulumtime gjyqësore
4. Njohuri në Procedurat e Gjykatave Kualifikimi arsimor dhe profesional:
1. Diplomë univezitare, fakultetit juridik, tre (3) vite përvojë pune në lëmin juridike.
2. Provimin e dhënë të Jurisprudencës.

Pozita nr. 4
Titulli i pozitës: Referent i lartë- 1 pozitë

Gjykata: Gjykata Themelore Gjilan-dega Novobërdë

Kategoria funksionale: Niveli profesional
Lloji i vendit të punës . Pa afat të caktuar, me orare të plotë

Koeficienti : 7
Raporton tek: Ndihmës administratori

Qëllimi i vendit të punës: Siguron dhe mbikëqyrë sistemin e përcjelljes së lëndëve dhe menaxhon lëndët e ngarkuara të gjykatës si dhe mban në mënyrë të rregullt të gjitha regjistrat e gjykatës, jep këshilla profesionale për referent dhe harton raporte mujore, përcjell punën e referentit dhe pranon dhe regjistron lëndët e ngarkuara të gjykatës dhe të gjitha shkresat tjera.

Detyrat kryesore:

1. Pranon dhe regjistron në regjistrin pranues të gjitha parashtresat gjyqësore—-20%
2. Regjistron dhe mban të dhënat dhe dokumentet në regjistrat e gjykatës———-20%
3. Mbykqyrë sistemin e përcjelljes së lëndëve, dhe menaxhon lëndët e ngarkuara të gjykatës—-10% 4..Mirmban të dhënat e gjykatës——- 10%
5. Organizon dhe mirëmban shkresat e dosjeve të lëndëve në gjykatë—————–10%

6. Kujdeset për udhëheqjen e lëndëve të ngarkuara në gjykatë si dhe ofron punë cilësore —10%
7. Bënë shpërndarjen e shkresave dhe lendeve tek zyrtarët e lëmesë përkatëse _—…….10%
8. Kryen edhe punë të tjera sipas nevojës 10%

Shkalltësit e kërkuara:

1. Të ketë shkathtësi të dëshmuara ndër personalë dhe komunikim të shkëlqyeshëm me shkrim dhe me gojë – e nevojshme
2. Aftësi të rregullimit dhe ruajtjes së kujdesshme të dosjeve të lëndëve ekzekutive- e nevojshme,
3. Aftësi për punë të pavarur dhe vendosje të prioriteteve-e nevojshme
4. Njohja e kompjuterit (word , exell), e nevojshme
5. Njohja e gjuhës serbe- e preferuar
6 . 2 (dy) vite përvojë pune,- e nevojshme
7. Përvoja e punës në gjyqësor, e preferushme……

Kualifikimet arsimore dhe profesinale për këtë post:

1. Diplomë universitare Fakulteti Juridik,——-e nevojshme
2. Certifikatë mbi vijimin e ndonjë trajnimi.——e preferuar

Pozita numër.5
Titulli i Pozitës: Zyrtar Administrativ Gjykata Themelore Gjilan-dega Viti

Kategoria profesionale: Niveli profesional
Lloji I Vendit të Punës: pa afat të caktuar, me orar të plotë

Koeficienti. 6
Raporton tek – Gjyqtari mbikëqyrës

Qëllimi i Vendit të punës: Të ofrojë përkrahje profesionale për kryetarin e Gjykatës duke përfshi interpretimin dhe zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve me vet iniciativë, ushtron lirin e veprimit dhe merret shpesh me çështje të cilat nuk janë të parapara në udhëzime.

Detyrat Kryesore:

1. Zhvillon aktivitete në funksion të ngritjes së efikasitetit të zyrës së kryetarit dhe siguron mbarëvajtje të aktiviteteve të gjykatës konform udhëzimeve të kryetarit———25%
2. Bënë interpretimin dhe zbatimin e një numri të procedurave dhe udhëzimeve administrative të komplikuar përmes vet- iniciativës kur kërkohet një gjë e tillë, përfshire trajtimin e rregullt në mënyrë të pavarur të çështjeve të paparapara dhe që kërkojnë ushtrimin e gjykimit dhe marrjen e vendimeve pa referim———-20%
3. Evidenton të gjitha aktivitetet, dokumentet zyrtare etj., përfshirë përgatitjen e raporteve të detajuara dhe të komplikuara dhe analizave statistikore —————-15%
4. Sipas kërkesës, mbikëqyrë stafin më të ri, cakton objektivat, ofron udhëzime, këshilla dhe trajnime, koordinon? Konsolidon dhe verifikon punën e tyre———–10%
5. Mban Kontakte të rregullta me punonjësit në të gjitha nivelet e institucionit, zyrtarët e lartë, stafin e institucioneve tjera dhe publikon, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informatave———————–10%

6. Përgjigjet në adresimin e pyetjeve nga drejtuesit stafit dhe ose publiku në lidhje me procedurat teknike dhe administrative të cilat janë zakonisht të komplikuara dhe/ose të paparapara, përdor gjykimin për të marrë vendime/ dhënë udhëzime——10%
7. Kryen detyra tjera në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe——-5%
8. Si dhe kryen edhe detyra tjera sipas kërkesës së eprorit të tij 5%

Skalltësit e kërkuara:

1. Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit universitarë —–e nevojshme
2. Aftësi në zgjedhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;———e nevojshme
3. Aftësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar stafin e nivelit administrativ, ——–
–e nevojshme
4. Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe të vlerësimit të informacionit,———–e nevojshme
5. Shkathtësi Kompjuterike në aplikacione të programeve(Woerd,Exel.
6. Pa përvojë pune ose shkollë e lartë me dy (2) dy vite përvojë pune————e nevojshme

Kualifikimi arsimor dhe profesional për këtë post.

1. Fakulteti apo shkolla e lartë- Fakulteti Juridik, Administrat Publike apo ekonomik e nevojshme

1. Procedura e konkursit është hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil ekzistues.
2. Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi shërbimin civil Nr.03/L-149 dhe Rregullore, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil.
3. Kohëzgjatja e emërimit: janë me kohë të pacaktuar (janë të karrierës)

4. Konkursi është publikuar më dt 07.11. 2018 dhe mbyllet me dt. 21.11.2018

5. Aplikacionet mund t’i me rrni dhe t’i dorë zoni në Gjykatën Themelore në Gjilan, Rr.Maria Sllaku Pn. Në Gjilan.

Shkarko Aplikacionin

6. Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

7. Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
8. Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të

gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron.
9. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë:
– kopja e diplomës për shkollën e kryer,
– specializimet e ndryshme profesionale,
– certifikata e përvojës së punës,
-certifikata që nuk je nën hetime
– certifikata të tjera, vërtetime, dy rekomandime etj.

10. Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokume ntet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.

11. Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin prapa.
12. Në rast të ndonjë pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni zyrtarin e personelit

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni