Job Title

60 praktikantë/e

Share This Job
Required Skills:

Job Description

Në baze neni 4 te Rregullores për Procedurën e Rekrutimit të Praktikanteve në Gjykata, për Praktikantë vullnetarë(pa pagesë) për kohë të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti

Gjykata  themelore Mitrovice

Shpall:

K  o  n  k  u  r s 

Nr. 1/2019

Për praktikantë vullnetarë:

  1. Gjykata Themelore ne  Mitrovicë…………………………………………………. 20 praktikantë
  2. Dega Leposavic………………………………………………………………………… 10 praktikantë
  3. Dega Zubin Potok……………………………………………………………………… 10 praktikantë
  4. Dega ne në Vushtrri………………………………………………………………….. 10 praktikantë
  5. Dega ne Skenderaj…………………………………………………………………….. 10 praktikantë

 

Përshkrimi i detyrave të punës

Titulli i pozitës: Praktikantë

Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i Gjykatës.dhe Nd.Administratorit

Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.

Detyrat kryesore:

Vepron në mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti  të  kryetarit  të  Gjykatës  dhe  nën  mbikëqyrjen e përgjithshme të administratorit të Gjykatës;

Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi ;

Ndihmon gjyqtarët në punë që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje;

Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, hetimet, gjykimet etj;Kryen edhe punë tjera sipas nevojës:

Kualifikimet:

Diploma e Fakultetit Juridik ose Master, Njohuri të procedurave gjyqësore;

Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);

Njohuri të mjaftueshme ligjore;

Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke  përfshirë  aftësinë  në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.

 

VËREJTJE:

  • Procedura e konkursit është hapur për kandidatët të jashtëm dhe nënpunësit civil
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të prapara me Ligjin mbi sherbimin civil 03/L-149 dhe Rregullore, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil dhe Udhëzimin Administrative nr.2007/01
  • Konkursi është publikuar më 08.02.2019 dhe mbyllet 22.02.2019

 

•        Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykaten Themelore ne Mitrovice, në Zyrën e Pranimit, si dhe në degen Leposaviç, Zubin Potok, Vushtrri dhe Skenderaj.

Shkarko Aplikaciaonin

 

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë  përsonat e  gjinisë  mashkullore  dhe  femërore  nga  të  gjitha  komunitetet në Kosovë.

  • Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim  të  drejtë  dhe propocional në organet e shërbimit  civil  të  administratës  publike  qëndrore  dhe  lokale,siç specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të Ligjit 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhë të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhurë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, certifikata të tjera, dy rekomandime etj.

Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me  shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.

  • Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët  nuk  kanë  të  drejtë  ti tërheqin
  • Në rast të ndonji pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni zyrtare i/e përsonelit

 

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon ne ora 1:00am, Thursday January 1st, 1970

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni
Application

60 praktikantë/e

No file !