Job Title

4 pozita te lira

  • Position:
  • Salary:
  • Location:
  • Job ID: 02180
  • Applications: 0
Share This Job
Required Skills:

Job Description

Në bazë nenit 11 paragrafi 1 dhe nenit 18 paragrafi. 1 të Ligjit mbi Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-149, nenit 15 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin civil, Komuna e Gjilanit shpall :

K O N K U R S 

Për plotësimin e pozitave të punës: 

  1. Drejtoria për Shëndetësi dhe mirëqenie sociale

Qendra për punë Sociale 

1.     Titulli i pozitës : Zyrtar për Shërbime Sociale 2

Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)

Kat. Funksionale/niveli i koeficientit: 7

Lloji i emërimit : I KARRIERËS,

Orari i plotë : 40 orë në javë

Nr. i ref. RN00002656

Qëllimi i vendit të punës: Ofrimi i kujdesit dhe shërbimeve sociale për personat ne nevoje.

Detyrat kryesore;

  1. Harton dhe zhvillon planet e punës ne pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave te përcaktuara ne baze te objektivave te njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
  2. Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qellim te rritjes se efikasitetit dhe cilësisë se punës
  3. Trajton rastet dhe përgatit raport për gjykatën, për heqjen e zotësisë se veprimit te personave te paafte për te vepruar;
  4. Trajton mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror, birësimin, kujdestarinë dhe strehimin e përkohshëm familjar;
  5. Trajton rastet e fëmijëve me sjellje asociale dhe delikuente, rastet e angazhimit te fëmijëve ne punët e renda dhe te lënies pa kujdes;
  6. Monitoron rastet e dhunës ne familje dhe angazhohet ne përmirësimin e marrëdhënieve bashkëshortore dhe bën propozimin për besimin e fëmijëve ne raste te shkurorëzimit te prindërve dhe përcjell realizimin e kontaktimeve;
  7. Përkujdeset edhe për kategoritë tjera te personave me nevoje, te moshuarit, fëmijët me aftësi te kufizuar te përhershme, personave qe konsumojnë substanca narkotike, alkoolike etj;
  8. Kryen edhe detyra tjera ne përputhje me ligjet dhe rregulloret te cilat mund te kërkohen ne mënyre te arsyeshme kohe pas kohe nga mbikëqyrësi;

Shkathtësitë e kërkuara

–  Diplome universiteti, drejtimi shkenca sociale, psikologji, juridik,

–  2 vite përvoje pune profesionale pas diplomimit,

–  Njohuri dhe përvoje ne fushën e qeshjeve sociale,

–  Shkathtësi ne komunikim, planifikim te punës dhe udhëheqje te ekipit,

–  Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim te rekomandimeve dhe këshillave

Profesionale,

–  Aftësi për përmbushje te detyrave dhe punëve nen presion,

–  Shkathtësi kompjuterike te aplikacioneve te programeve word, Excel.

2. Titulli i pozitës : Zyrtar për Mirëqenie sociale 1

Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)

Kat. Funksionale/niveli i koeficientit 6

Lloji i emërimit : I KARRIERËS,

Orari i plotë : 40 orë në javë

Nr. i ref. RN00002650

Qëllimi i vendit të punës: Ofrimi i kujdesit dhe sherbimeve sociale për personat në nevoj.

Detyrat Kryesore

  1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave te përcaktuara ne baze te objektivave te njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
  2. Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshimet dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
  3. Shqyrton aplikacionet në kohën e duhur dhe merr vendime në bazë të kritereve që i përcakton ligji mbi skemat e asistencës sociale;
  4. Llogarit saktë ndihmën që duhet ti ndahet familjes në bazë të kritereve që i përcakton ligji ; sociale;
  5. Përgatitë dhe aranzhon rastet qe duhet te dërgohen në komision mjekësor;
  6. Përgatitë lëndën nga aspekti teknik dhe administrativ për futjen e shënimeve në bazën e të dhënave;
  7. Bën verifikimin e të gjithë shfrytëzuesve të ndihmës sociale;
  8. Kryen dhe detyra tjera ne përputhje me ligjet dhe rregulloret te cilat mund te kërkohen ne mënyre te arsyeshme kohe pas kohe nga mbikëqyrësi.

Shkathtësitë e kërkuara

– Diplomë universitare pa përvojë pune ose SHL, 2 vite përvojë pune pas   diplomimit në shkencat

sociale, psikologji, juridik,

– Shkathtësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar stafin e nivelit administrativ,

–  Shkathtësi hulumtuese analitike vlerësuese të informacionit,

– Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion,

–  Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve, të programeve (Word, Exel,pover point etj)

Drejtoria për Administratë të përgjithshme

3.Titulli i pozitës : Zyrtar i gjendjes civile 1

Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)

Kat. Funksionale/niveli i koeficientit 6

Lloji i emërimit : I KARRIERËS,

Orari i plotë : 40 orë në javë

Nr. i ref. RN00002653

Qëllimi i vendit të punës: Ofrimi i shërbimeve në fushën e gjendjes civile, lëshimin të gjitha certifikatave të statusit civil

Detyrat Kryesore

  1. Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me udhëheqësin për zbatimin e objektivave në realizmin e shërbimeve ndaj qytetareve ne fushën e gjendjes civile;
  2. Shqyrton kërkesat e palëve dhe përgatit aktvendime për korrigjimin e gabimeve të cilat kanë ndodhur me rastin e regjistrimit në librat amzë, aktvendime lidhur me ndërrimin e emrit,të mbiemrit dhe regjistrime të mëvonshme në librat amzë të të lindurve;
  3. Bënë regjistrimin e ngjarjeve të gjendjes civile në librat amë përkatës;
  4. Merr pjesë në grupe punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet;
  5. Ofron këshilla në fushën e ekspertizës së kërkuar brenda institucionit;
  6. Raporton rregullisht te Udhëheqësi për detyrat e kryera sipas planit;
  7. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi

Shkathtësitë e kërkuara

–  Diplomë universitare pa përvojë pune ose SHL dhe së paku 2 vite përvojë pune profesionale pas

diplomimit në fakultetin  juridik, administratë publike,

–  Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës  të fituar përmes arsimit universitar,

–  Aftësi për zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i

punës,

–  Aftësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar stafin e nivelit administrativ

–  Shkathtësi hulumtuese analitike dhe të vlerësimit të informacionit,

–  Shkathtësi kompjuterike në aplikacione, të programeve (Word, Exel,pover point etj)

III. Drejtoria për Gjeodezi,Kadastër dhe Pronë

4. Titulli i pozitës : Zyrtar për procedimin e të dhënave

Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)

Kat. Funksionale/niveli i koeficientit 6

Lloji i emërimit : I KARRIERËS,

Orari i plotë : 40 orë në javë

Nr. i ref. RN00002649

Qëllimi i vendit të punës: Azhurnimi dhe regjistrimi i të dhënave kadastrale në RDPP 

Detyrat kryesore:

  1. Bën azhurnimin dhe regjistrimin në RDPP të kërkesave për bartje, hipoteka, servituteve,barrës tatimore dhe masës së përkohshme gjyqësore;
  2. Bën azhurnimin dhe regjistrimin e kërkesave për matje në teren;
  3. Bën azhurnimin dhe regjistrimin në RDPP të pronave të privatizuaka;
  4. Bën azhurnimin dhe regjistrimin në RDPP të elaborateve të shpronësimit;
  5. Bën azhurnimin dhe regjistrimin në RDPP të kërkesave për korrigjim të paluejtshmërive;
  6. Ndihmon me informata dhe shënime sektorët e tjerë të drejtorisë;
  7. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet në fuqi dhe kërkesën e mbikëqyrësit.

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Aftësi të mira komunikimi, përfshirë edhe punën në grup,
  • Njohja e punës me kompjuter në programet (Word,Excel, etj),
  • Diplomë universiteti, f .juridiku, gjeodezi,
  • 4 vite përvojë pune profesionale pas diplomimit.

Për pozitat e cekura më lartë zbatohet puna provuese prej dymbëdhjetë (12) muajve konform nenit 20 paragrafi  2 të LSHCK.

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm (foto kopje) si vijon: 

  1. dëshmi të kualifikimit shkollorë, fotokopje e noterizuar, ndërsa e nostrifikuar në MASHT nëse kandidati e ka kryer shkollimin jashtë Republikës së Kosovës
  2. dëshmi mbi përvojën e punës për pozitat ku kërkohet përvoja,
  3. certifikatat për trajnime dhe njohje të punës me kompjuter,
  4. dokumentin e identifikimit
  5. certifikatën se nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penal

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në arkivin qendror të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve

Afati i aplikimit në QSHQ është 15 ditë, nga dita e shpalljes publike të konkursit në  gazetë ditore, Web faqen komunale dhe në tabelën komunale të shpalljeve publike edh atë nga data 05.02.2018 deri më datë; 19.02.2018 ora 16.

Shërbimi Civilë i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale,siç parashihet në nenin 11 të Ligjin mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen për vendin, datën  dhe kohen e mbajtjes së testimit me shkrim përmes Ueb faqes zyrtare të komunës dhe tabelës së shpalljeve publike të Komunës.

Dokumentet e pranuara të aplikantëve në fotokopje nuk kthehen

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni