Job Description
Republika e Kosovës
Komuna e Vushtrrisë
Drejtoria për Arsim
10 Nr. 291/18
Datë: 13.04.2018
Bazuar në Nenin 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, nenin 5. Pika c, të Ligjit nr. 03/L – 068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Udhëzimit Administrativ, Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.06/2015 për Normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm. Drejtoria Komunale e Arsimit në Vushtrri, shpall këtë :
KONKURS
Për vendet e lira punës
- SHFMU ’’ Andon Zako Çajupi”Vushtrri
1 Mësimdhënës/e për lënden gjuhë gjermane me kohë të caktuar.
1 Mësues/e klase me kohë të caktuar
· SHFMU”Jusuf Gërvalla” Dumnicë e Poshtme
1 Mësues/e klase me kohë të caktuar
· SHFMU”Nazmi Zhegrova” Stanoc i Poshtëm
1 Mësues/e klase me kohë të pacaktuar.
Kushtet për mësimdhënës :
Për këto vende të punës kërkohet kualifikimi përkatës profesional, sipas Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr.06/2015 Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të përgjithshëm.
Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për Gjuhë gjermane
- Fakulteti i Filologjisë-dega e Gjuhës dhe letërsisë
Kriteret e kualifikimit për mësues/e klase.
- Fakulteti i Edukimit- programi
- Fakulteti i Mësuesisë.
Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim :
- Formulari i aplikimit i cili merret në zyrën e arkivit Komunal
- Diploma (Certifikata e diplomimit jo më e vjetër se gjashtë muaj) e fakultetit e fotokopjuar dhe e vërtetuar nga noteri
- Fotokopja e letërnjoftimit
- Vërtetimi i përvojës së punës
- Vërtetimi nga gjykata se nuk është nën hetime
- Certifikatat e
- Të diplomuarit jashtë vendit diplomat e tyre duhet ti nënshtrohen procesit të nostrifikimit nga MASHT-i.
Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen. Konkursi mbetet i hapur 8 ditë prej ditës së shpalljes në shtyp, prej datës 14.04.2018 deri me 23.04.2018. Dokumentet e pakompletuara nuk shqyrtohen. Intervistimi me shkrim i kandidatëve mbahet më 24.04.2018, në ora: 13:30 në sallën e Kuvendit Komunal.