Job Title

2 (dy ) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Share This Job
Required Skills:

Job Description

K O N K U R S

Dokumenti i Aplikimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në bazë të nenit 10, të Ligjit nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, shpall


K O N K U R S

Për zgjedhjen e 2 (dy ) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (Këshilli) është organ i pavarur që i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe i cili vendos për ankesat e nëpunësve, si dhe siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil.

Përbërja e Këshillit

Këshilli përbëhet prej shtatë (7) anëtarëve që zgjedhën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Prej tyre, së paku dy (2) anëtar zgjedhën nga komunitetet joshqiptare dhe së paku dy (2) anëtar duhet të jenë të gjinisë femërore.

Funksionet e Këshillit :

• Mbikëqyr zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil;
• Shqyrton dhe merr vendime për ankesat e nëpunësve civil dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil;
• Mbikëqyrë procedurën e përzgjedhjes dhe vendos nëse emërimet e nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe të nivelit drejtues, janë zhvilluar në pajtim me rregullat dhe parimet e legjislacionit për shërbimin civil;
• Monitoron institucionet e administratës publike që kanë të punësuar nëpunës civil, lidhur me zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civilë.

Kandidati që aplikon për tu zgjedhur anëtar i Këshillit duhet të ketë kualifikimet dhe të plotësojë kriteret në vijim:

• Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
• Të ketë diplomë të fakultetit juridik të vlefshme sipas ligjit në fuqi;
• Të ketë së paku dhjetë (10) vite përvojë pune profesionale, prej të cilave së paku pesë (5) vite përvojë pune në shërbimin civil;
• Të ketë të kryer provimin e jurisprudencës;
• Të jetë njohës mirë i legjislacionit në fuqi;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
• Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil me vendim përfundimtar.

Mandati i anëtarëve të Këshillit

• Anëtarët e Këshillit zgjedhën për mandat shtatë (7) vjeçar, pa mundësi të rizgjedhjes për mandat tjetër.
• Anëtari i Këshillit nuk ka të drejtë që gjatë mandatit të tij të ushtrojë ndonjë funksion tjetër shtetëror, të jetë anëtar i partisë politike apo të marr pjesë në aktivitete politike.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

• Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
• Letra motivuese;
• Curriculum Vitae (CV – autobiografia);
• Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
• Dëshmia për përvojën e punës;
• Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 26.02. 2019, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217);
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës – www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe (0) 44 567 – 041.
Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon ne ora 1:00am, Tuesday February 26th, 2019

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni
Application

2 (dy ) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

No file !