Job Title

15 vende pune

Share This Job
Required Skills:

Job Description

 CLIMASAN SHPK shpall konkurs pune për pozitat: 

1. Inxhinier/Menaxher Projekti – 3 vende

2. Instalues i sistemeve klimatizuese, ngrohjes qendrore dhe sistemeve ventiluese – 8 vende

3. Serviser i paisjeve klimatizuese, ngrohjes qendrore dhe sistemeve ventiluese – 3 vende

1. INXHINIER / MENAXHER PROJEKTI

Përshkrimi i punës, detyrat dhe përgjegjesitë kryesore      

  • Përgatit projektet, ofertat, kalkulimet e sistemeve bashkëkohore të ngrohjes, ftohjes, ventilimit dhe klimatizimit (HVAC)
  • Menaxhon projektet e kontraktuara
  • Përgjegjës për zbatueshmërinë e instalimeve klimatizuese sipas projektit
  • Kontrollon dhe monitoron punët nga fillimi deri në përfundim
  • Raporton për ecurinë dhe fazat e realizimit të projektit
  • Mban evidencën e raportit të punëve ditore dhe evidencën e zbatushmërisë së projekteve në vendpunishte
  • Kujdeset për gjendjen e grupeve montuese dhe menaxhimin e tyre sipas standardeve të lëmisë dhe rregulloreve të përcaktuara nga kompania

Kriteret e punësimit

  • Diplomë Master nga Fakulteti Inxhinierisë Mekanike – Drejtimi Termoenergjetikë dhe Termoteknikë

    (ose Bachelor Termoenergjetikë dhe Termoteknikë, Master Mekatronikë)

  • Preferohet përvojë pune në pozita të ngjashme
  • Njohja e gjuhëve të huaja (anglisht, serbokroatisht)
  • Njohja e mirë e programeve MS Office Auto Cad dhe programeve të ngjashme që përdoren në këtë lëmi
  • Njohja e mirë e projektimeve të sistemeve bashkëkohore të ngrohjes, ftohjes, ventilimit dhe klimatizimit (HVAC)
  • Aftësi interpersonale
  • Aftësi për punë nën presion dhe me orar të zgjatur ndonjëherë
  • Patent Shoferi kategoria B.

2. INSTALUES I SISTEMEVE KLIMATIZUESE, NGROHJES QENDRORE DHE SISTEMEVE VENTILUESE

3. SERVISER I PAISJEVE KLIMATIZUESE, NGROHJES QENDRORE DHE SISTEMEVE VENTILUESE

Përshkrimi i punës, detyrat dhe përgjegjesitë kryesore      

  • Instalon sistemet bashkëkohore të ngrohjes, ftohjes, ventilimit dhe klimatizimit
  • Servison/mirëmban sistemet e instaluara
  • Ofron shërbim profesional ndaj konsumatorit
  • Zhvillon punë ekipore dhe tregon produktivitet të lartë gjatë orarit

Kriteret e punësimit

  • Përvojë pune në pozita të ngjashme
  • Njohja e mirë e punës dhe aftësia për të mësuar shpejtë
  • Njohja e sistemeve dhe proceseve frigoriferike
  • Njohja e sistemeve elektronike të tensionit të ultë dhe të lartë
  • I përgjegjshëm dhe i saktë në punë
  • Aftësi për punë nën presion dhe me orar të zgjatur ndonjëherë
  • Patent Shoferi kategoria B.

    Për të aplikuar ju lutemi dërgoni CV me foto dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet në e-mailin office@climasan-ks.com deri më 10 Mars 2018

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni