Job Title

12 trajnere per kurrikulen e re

  • Position:
  • Salary:
  • Location:
  • Job ID: 04345
  • Applications: 0
Share This Job
Required Skills:

Job Description

REPUBLIKA E KOSOVËSA

QEVERIA E KOSOVËS

MINISTRIA E ARSIMT, E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË

 

O F E R T Ë

Për angazhimin e trajnerëve sipas fushave të Kurrikulit të ri të Kosovës

Divizioni për Zhvillim Profesional i Mësimdhënësve, ka planifikuar aktivitete që duhet të ndërmerren për mbështetjen profesionale të mësimdhënësve për zbatimin e Kurrikulit te Ri të Kosovës. Kwto aktivitete kanw për qëllim të  vendosin skemën e trajnimit të mësimdhënësve për të gjitha komunat e Kosovës për vitin shkollor 2017/2018, të cilat do të punojnë me kurrikulën e re. Ky plan i veprimit, përcakton objektivat kryesore për mbështetjen profesionale të mësimdhënësve për zbatimin e Kurrikulit te Ri të Kosovës, realizimi i të cilave do të ofrojë cilësi më të mirë të përkrahjes së nxënësve drejt zotërimit të kompetencave kryesore të përcaktuara me kurrikulën shtetërore.

Në pajtim me detyrat dhe përgjegjësitë e DZHPM  për të trajnuar dhe aftësuar trajnerët dhe ekspertët në nivel të komunave të Kosovës  për krijimin e grupeve profesionale që ndihmojnë zbatimin e reformës arsimore, MASHT-i ne bashkëpunim me Komunen shpallë ofertë për përzgjedhjen e trajnerëve dhe ekspertëve sipas fushave të Kurikulit të ri të Kosovës, të cilët duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Të jetë mësimdhënës i rregullt në shkollat publike të Republikës së Kosovës, përparësi ka mësimdhënësi e licencuar.
  2. Të ketë së paku 5 vite përvojë pune në mësimdhënie/arsim;
  3. Të jetë në lëmin/fushën përkatëse për të cilat është i thirrur për mbajtjen e trajnimeve te akredituara nga MASHT-i.
  4. Të jenë të certifikuar si trajnerë ose si pjesëmarrës sipas programeve të akredituara nga MASHT-i, e sidomos nga programet bazike/themelore.
  5. Të ketë dëshmi/raport vlerësues nga drejtori i shkollës për rezultatet e punës me nxënës si mësimdhënës i certifikuar në programet e përmendura më lartë;
  6. Të njohë mirë Kurrikulën e re të Kosovës, me përparësi për ata të cilët kanë qenw në pilotim dhe zbatim të KK-së së Re ku kane te perfundur me note te mire vleresimin e dosjeve..
  7. Të njoh mirë përdorimin e kompjuterit;
  8. Të jetë person kreativ, bashkëpunues, për secilin aktivitet trajnues dhe mentorues dhe të raportojw me kohë;
  9. Të respektojë marrëveshjen me përpikëri;

Detyrat kryesore

Trajnerët e angazhuar nga MASHT, kanë këto detyra dhe obligime:

  • Të analizojnë dokumentet e KK-së dhe KB-ve sipas niveleve.
  • Analizojnë Udhëzuesin për zbatimin e kurrikulës në fushën përkatëse.
  • Të prezantojnë informacionet dhe njohuritë sipas dokumenteve të Kurikulit të ri të Kosovës dhe përmbajtjeve materiale dhe  shkencore.
  • Përgatisin planin e trajnimit 5 ditor – sipas seancave dhe materialet për prezantim në seancat e trajnimeve.
  • Të bëjnë organizimin dhe mbajtjen e trajnimit sipas agjendës dhe ditëve të trajnimit
  • Mbajnë në evidencë listën e pjesëmarrësve të përfshirë në trajnimin për trajnerë
  • Të sigurojnë llaptop dhe projektor për prezantimin e punës së tyre në seancat e trajnimit
  • Të përmbledhin – integrojnë dhe përpunojnë modelet praktike të planifikimit për shkallë të kurrikulës, planeve vjetore dhe dymujore të përgatitura gjatë trajnimit dhe nga detyrat e  dhe u shpërndajnë  trajnerëve të rinj dhe mësimdhënësit, si modele pune gjatë trajnimit të mësimdhënësve
  • Të përgatisin raportin e punës sipas ditëve të angazhimit për trajnimin e trajnerëve/mësimdhënësve.
  • Të përgatisin një raport të vlerësimit   për trajnerët e rinj/mësimdhënësit.
  • Të përgatisin  së bashku me trajnerët e rinj planin e trajnimit 5 ditor  për të gjitha seancat e  trajnimit të  mësimdhënësve në rajone  dhe e dorëzojnë në divizionin për Zhvillim profesional të mësimdhënësve në MASHT- më se voni .
  • Të mbajnë evidencën në mënyrë korrekte për pjesëmarrësit në trajnim dhe të bëjnë vlerësimin e secilit pjesëmarrës.

Si më sipër, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, bazuar në legjislacionin në fuqi, do të marrë vendim për angazhimin e trajnerëve të poshtëshënuar sipas fushave të Kurikulit të ri:

Të interesuarit do të paraqesin këto dokumente:

-Kërkesën

-Kopjen e diplomës nga kualifikimi

-CV personale dhe

– Një referencë nga drejtori i shkollës bazuar në vlerësimin e tij/saj.

Të gjitha dokumentet duhet të përcillen me dëshmi

 

Oferta do të jetë e hapur nga data 16.05.2017 deri me 30.05.2018.

Dokumentet dorëzohen në Drejtorinë e Arsimit ne Fushe Kosove.

Personi kontaktues:

Elmie Grajçevci Zymberi

elmie.zymberi@rks-gov.net

 

Nr. Komunat Gjuhë dhe Komunikim Arte Matematikë Shk. natyrore Shoqëria dhe Mjedisi Edukimi fizik TIK Parafillor dhe Fillor Kurrikula me zgjedhje
Ekz Tjerë Ekz Tjerë Ekz Tjerë Ekz Tjerë Ekz Tjerë Ekz Tjerë Ekz Tjerë Ekz Tjerë Ekz Tjerë
1.       Podujevë   1                   2           3
2.       Malishevë   1   1   1      

 

1       1   1   6
3.       Novobërdë

me Gjilan

                                  0
4.       Vushtrri   1   1   1               1   1   5
5.       Skenderaj   2   1   2   2   2       1       10
6.       Kamenicë       1           1   1           3
7.       Hani i Elezit                                   0
8.       Rahovec   2               1   1   1   2   7
9.       Lipjan   2   1   1               1       5
10.    Istog   1   1           1   1       2   6
11.    Prizren       2   1   1   2       1   3   10
12.    F.Kosovë   1   1   1   1   1   1   1   1   4
13.    Ferizaj   1                   1       2   4
14.    Suharekë   3       2   2   2           2   11
15.    Mitrovicë       1                       2   3
16.    Drenas   2   1   2           1   1   2   7
17.    Prishtinë               2                   2
18.    Klinë   2   1   2       1   1   1   1   9
19.    Gjakovë       1                   1       2
20.    Obiliq   1   1   1                       3
21.    Shtime   1       2   1   1   1   1   2   9
22.    Kaçanik   2   1   1   1   1   1   1   2   10
23.    Viti   1   1           1   1   1       5
24.    Gjilan                                   0
25.    Pejë   2   1   1   2   2           3   11
26.    Shtërpcë                                   0
27.    Junik me Deçan                                   0
28.    Mamushë

Gj.turke

  1   1   1   1   1   1   1   1   8
29.    Deçan   1   1         1     1   1       5
30.    Zveçan me Mitrovicë                                   0
31.    Dragash       1               1   1       3
32.    Gjuha boshnjake   2   1   1   1   1   1   1   2   12

 

Tags:

Regjistrohu këtu: Newsletter

Prano lajme javore rreth gjejpune.org

Keni Pyetje?

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Na shkruani në Facebook ose në info@gjejpune.org
Na Kontaktoni